Pse duhet të jeni shumë optimist nëse doni të keni sukses?

10/10/2017 12:46 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

A ju çon optimizmi drejt suksesit? Drejtues të lartë biznesi dhe psikologët mendojnë se po.

Në një panel të fundit të Adweek, drejtues së shoqërisë General Mills, kompani të ndryshme mediatike dhe një profesor i psikologjisë ishin të të njëjtit mendim që njerëzit optimistë janë më të prirë të përpiqen shumë për të arritur synimet.

Liz Mascolo, drejtor i departamentit të biznesit, në kompaninë General Mills, e përkufizon optimizmin si aftësinë për t’u përqendruar në një rezultat pozitiv.

“Kjo nuk do të thotë që të jeni domosdoshmërisht të gëzuar në çdo moment të ditës. Por se keni aftësinë për të parë një situatë dhe, edhe pse mund të jetë e vështirë, keni aftësinë të shihni përtej atij cepi dhe të shihni mundësinë … përballë vështirësive”.

Të qenët optimist shkon përtej thjesht të menduarit pozitiv – thotë Gabriele Oettingen, profesor i psikologjisë në New York University.

“Optimizmi përkufizohet si një gjykim i pritshmërive se ju mund të bëni disa gjëra të caktuara në të ardhmen. Këto gjykime pritshmërish bazohen në përvojën e së shkuarës, gjë që do të thotë se të qenët optimist kërkon përpjekje”, – shpjegon ajo.
Nga ana tjetër, Oettingen e përshkruan mendimin pozitiv si të ëndërrosh me sy hapur për të ardhmen dhe të fantazosh.

Eksperti i psikologjisë thotë se njerëzit optimistë kanë më shumë gjasa të investojnë, të veprojnë dhe të përpiqen të arrijnë atë që duan të bëjnë. “Optimizmi i lartë do të parashikojë përpjekje të mëdha dhe suksesin”, thotë ajo.

Ben Goldhirsh, drejtues ekzekutiv në Good Worldwide, rithekson rëndësinë e të qenët optimist në arritjen e një objektivi. Kur flitet për optimizëm “lloji i pritshmërive që keni diktojnë rezultatet” – thotë ajo. “Njerëzit janë të uritur të shohin sa më lart pritshmëritë e tyre”..

Megjithatë Goldhirsh nënvizon se “idealizmi pragmatik” është i rëndësishëm.
Të ëndërrosh gjëra të mëdha – thotë ai – është mirë, por ju gjithashtu duhet të bëni hapa praktikë që ta ktheni në realitet. Por si ta përdorni optimizmin për të arritur një objektiv në mënyrë realiste? Mascolo thotë se duhet një përpjekje konkrete që kërkon të shikoni vazhdimisht përpara për të arritur synimet tuaja.

“[Riimagjinoni] mundësitë. Kjo kërkon më shumë energji, pasi është më e lehtë të përqendroheni tek një problem, nga një anë, ta zgjidhni, dhe të ecni përpara. Por, në të njëjtën kohë, ju duhet ta zgjidhni atë dhe të projektoni për të ardhmen” – thekson ajo.

Hapi i parë i të qenët më optimist është të mendoni se çfarë doni me të vërtetë, thotë Oettingen. Kjo ju jep qartësi, – thotë ajo – dhe ju ndihmon që të vini prioritete dhe të krijoni strategji.
“Çfarë doni për jetën tuaj? Çfarë është ajo ditën tjetër, javën e ardhshme, vitin e ardhshëm?. Pastaj imagjinoni që kjo do të ndodhë”, – shprehet Oettingen.

*Ruth Umoh
Burimi: CNBC

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz