Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Pse duhet të merrni pjesë në Panairin e parë Beauty Expo 2018?

07/12/2018 5:12 PM

Pse duhet të merrni pjesë në Panairin e parë Beauty Expo 2018?

Nuk është sekret që shqiptarët, gjithnjë e më shumë, kërkojnë më të mirën për produktet e tyre të bukurisë: që nga zgjedhja e emrave të njohur, përqafimi i tendencës së produkteve organike, por jo vetëm. Për të gjithë të pasionuarit e këtij sektori, që ndjekin dita-ditës trendet e fundit për produkte të shumëllojshme, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një panair i cili i dedikohet së bukurës!

Beauty Expo, organizim i Expocity Albania, do të sjellë të gjithë gamën e sektorit të bukurisë: nga produktet e ndryshme kozmetike, pajisjet profesionale, te prurjet e reja në fushën e kujdesit ndaj lëkurës, flokëve, trupit dhe gjithçka tjetër i shërben së bukurës mirëfilli në konceptin parësor të saj. Beauty Expo tashmë duhet të vendoset në axhendën tuaj: në datat 14-15 Dhjetor 2018!

Duhet theksuar se në edicionin e parë të panairit për bukurinë, kryefjala do të jetë cilësia e produkteve të certifikuara, të cilat do të prezantohen për të qenë të prekshme nga afër për të gjithë vizitorët. Sipërmarrësit e kësaj fushe kanë mundësinë e artë që të shohin në këtë panair, produktet e fundit profesionale dhe emrat më të mirë.


Qëllimi i këtij organizimi është vendosja në qendër të vëmendjes e potencialit të këtij sektori, përfshirë kozmetikën, produktet/shërbimet e flokëve, produktet e bukurisë dhe Spa-të në tregun shqiptar dhe atë rajonal, gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin e produkteve të certifikuara të kozmetikës dhe me kualitet. Ky organizim me ekspozues të specializuar në fushat e sipërpërmendura, por edhe në pajisje estetike, aksesorë dhe orendi, është një platformë promovimi e mirëfilltë për aktorët kryesorë të sektorit, sfida e të cilëve është orientimi i kësaj industrie drejt një qëndrimi më profesional, të kontrolluar dhe në përputhje me zhvillimet teknologjike të fundit.

Expocity Albania i fton të gjithë sipërmarrësit e këtij sektori, të pasionuarit dhe ata që ndjekin trendet e sektorit të së bukurës, jo vetëm në Shqipëri, t’i bashkohen në datat 14 dhe 15 dhjetor. Edicioni i parë i panairit do të vërë gurin e themelit për edicionet në vijim, për t’i dhënë fokusin e duhur një sektori tejet interesant dhe në zhvillim të vazhdueshëm.

Ejani në Beauty Expo 2018 për të marrë informacion mbi tendencat e fundit për produktet dhe shërbimet; për të përfituar zbritje të veçanta dhe marrëveshjet e fundvitit në produktet e paraqitura; për të marrë pjesë në seminare, master klasa e prezantime të ofruara nga markat e ndryshme të bukurisë. Por, jo vetëm kaq! Expocity Albania fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë vendtakim – të gjithë individët, kompanitë, dyqanet kozmetike, blerësit nga rajoni, markat e huaja, të cilat duan të bëhen partner me kompanitë shqiptare, investitorë shqiptarë e të huaj, me qëllim gjetjen e hapësirave për të realizuar partneritete e bashkëpunime të rëndësishme për biznesin tuaj. Në prag festash, Beauty Expo 2018 do të jetë si një “Babagjysh” i ardhur më herët, një mundësi ideale për të gjetur dhuratën e duhur!