Në shumë vende të Eurozonës nuk u bënë reforma për përmirësimin e rriskut të krizës ekonomike. Sipas analistit Robert Halver nga Baader Bank, mungojnë reformat që të nxisin investimet dhe të rritet punësimi, deklaron DW.
Sipas institutit Ifo nga Italia pati një largim të madh kapitali. Vetëm në muajt gusht dhe shtator janë zhvendosur 67 miliard euro nga Italia.
“Ky është një sinjal alarmant dhe tregon se tregjet e kapitalit nuk janë stabilizuar ende”, deklaron presidenti i saj Hans-Werner Sinn.
“ Për të dalë nga situata të tilla Italia dhe vende të tjera mund të marrin borxhe të tjera, por do të vijë dita që këto borxhe të reja do të paguhen dhe do të jetë akoma më e vështirë. Bashkimi Europian është shumë i varur nga Europa, por nuk duhet të diktohet nga jashtë nga strategjia anglo-amerikane anti krizë”, deklaron analisti ekonomik Max Otte.
Sipas kësaj strategjie bankat në vështirësi ndihmohen me para të lira për të pompuar më pas para në tregje.