“Çfarë do të thuash kur thonë ‘jo’? Vajza e re me të cilën po flisja, themeluese e një kompanie teknologjike, më vështroi e habitur.
“Po” – i thashë. Sipas një sondazhi që kemi bërë, kur grave u kërkohen të flasin nëpër konferenca apo evente të ndryshme, ato thonë ‘jo’ thuajse 50% të rasteve. Ndërsa meshkujt thonë ‘po’ për rreth 90% të rasteve?
“Pse ndodh kjo?”
Më lini t’jua them. Pjesa më e madhe e grave nuk e refuzojnë mundësinë për të folur në publik sepse janë të ndrojtura apo hezitojnë ta promovojnë veten. Ato e refuzojnë të folurin në publik në masë të madhe krahasuar me meshkujt për motive mjaft të vlefshme:
-Gratë kanë më shumë gjasa të punojnë për kompani të vogla sesa burrat
Këto kompani kanë më pak burime për t’i dërguar punonjësit e tyre në konferenca apo evente të tjera. Udhëtimi, hoteli, shpenzimet për taksi, bileta për pjesëmarrjen – të gjitha këto kanë kosto.
-Gratë kanë më shumë gjasa të punojnë me kohë të pjesshme se sa burrat
Kur ju punoni me kohë të pjesshme, është e vështirë ta kalosh një pjesë të kohës në një konferencë apo event. Një konferencë mund të përkojë me një ditë që zakonisht nuk punohet. Kur punoni me kohë të pjesshme, nuk mund të përfitoni nga avantazhet që ofron kompania, si për shembull një trajnim i paguar. Ju gjithashtu mund të hezitoni ta kërkoni një gjë të tillë.
-Gratë mund të kenë më shumë përgjegjësi shtesë jashtë punës sesa burrat
Sot gratë kanë gjasa të jenë ende partneri me përgjegjësinë kryesore për fëmijët, prindërit në moshë dhe shtëpinë.
-Mund të jetë një çështje parimesh
Gratë mund të refuzojnë disa mundësi specifike – një panel i gjithë femëror, ku gratë flasin për ekuilibrin e tyre mes jetës profesionale dhe jetë personale dhe se ç’do të thotë të jesh një grua në sektorin e saj. Mund të refuzojnë pasi burrat në të njëjtin nivel ftohen si folës kryesorë dhe u ofrohet vetëm mundësia për t’u ulur në një panel. Mund të refuzojnë sepse folësit meshkuj do të paguhen më shumë dhe ajo nuk e do një gjë të tillë.
Nëse jeni një profesioniste apo sipërmarrëse, të folurit në publik është një pjesë e rëndësishme e marketingut të kompanisë suaj. Është e rëndësishme për karrierën dhe imazhin tuaj personal. Kjo mund të frymëzojë brezin e ardhshëm të vajzave të reja.
*Bobbie Carlton
Burimi: Forbes