Ekspertë të ndryshëm thonë se menaxherët e punësimit duhet të pyesin për hobet dhe të promovojnë disa nga ato, per te cilet ata shprehen se përmirësojnë fokusin dhe performancën në punë (si psh. yoga, ekipe sportive, dhe performanca muzikore.) Ja se si mendojnë ata se hobi mund të avancojë karrierën tuaj.
1. Hobet ofrojnë shkëputje nga një punë stresuese. Të mendosh për punë ’24 orë mbi 27’ nuk është aspak e shëndetshme. Të bësh diçka që të rifreskon mendjen në të vërtetë ju stimulon të perfomoni më mirë në punën tuaj; kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë që të merrni pushime të shkurtër gjatë ditës për të rritur produktivitetin tuaj.
2. Hobet përmirësojnë kreativitetin tuaj. Shumë hobi përfshijnë ndjekje krijuese aktuale: teatri i komunitetit, rregullimi i luleve, muzikë, vallëzim ritmik, arti, apo gatim. Është një ide shumë e mirë të clironi artistit tuaj të brendshëm. Kreativiteti ju ndihmon ti shikoni problemet nga një perspketivë e ndryshme dhe inovative. Kjo mund të jetë vetëm dicka e mirë për punën.
3. Hobi diversifikon setin tuaj të aftësive dhe ju hap mendjen. Për të zotëruar një hobi, Shpesh ju duhet të mësoni veten të mendoni me një pjesë tjetër të trurit tuaj.
4. Hobet ju ndihmojnë të përqëndroheni. Shumë punëtorë janë të mbingarkuar me informacion, gjë që i bën ata më pak efektiv në punë. Si në rast se jeni duke bërë yoga, duke montuar një model të ndërlikuar, apo duke shkrepur fotot të zogjve në fluturim, aftësia juaj për tu përqëndruar intensivisht do të kthehet gjithashtu në një pasuri për karrierën.
5. Hobet ndërtojnë besimin. Të zotërosh një sfidë të ashpër sportive ju jep besim që të këmbëngulni kur gjërat vështirësohen në zyrë. Të kryesosh apo trajnosh ekipet sportive ndërton gjithashtu karakterin ‘udhëheqës’ edhe jashtë fushës.