Është një fakt i njohur që ka shumë njerëz të cilët i urrejnë punët e tyre. Por pyetja e vërtetë është arsyeja se pse.
Në thelb, ka tre arsye pse njerëzit i urrejnë punët e tyre. Përgjigja është puna, njerëzit, dhe / ose mjedisi i punës.
Arsyeja e parë-puna. Puna përfshin detyrat e nevojshme që duhen kryer për të realizuar punën, industrinë dhe llojin e punës së tyre. Disa njerëz bëjnë punë të cilat nuk i pëlqejnë për shkak se ajo është axhenda e dikujt tjetër. Kujtoni shembullin e bizneseve familjare që presin që fëmijët e pronarit apo të afërmit e tij të punojnë në biznes.
Mërzitia në një punë që nuk ka sfidë i bën disa njerëz ta urrejnë punën e tyre shoqëruar me orët e zgjatura, kryerjen e detyrave të tjerëve të cilët janë larguar me afate aspak realiste dhe realizimi i një pune për shkak se ajo është e vetmja mundësi që ata kanë në atë kohë.
Një tjetër arsye është-mjedisi. Mjedisi përfshin vendndodhjen dhe gjendjen e ndërtesës. Siguria, rehatia, ndriçimi, temperatura dhe cilësia e ajrit i shkakton disa personave urrejtje për punët e tyre. Kultura korporative që përcakton politikat dhe procedurat krijon papëlqyeshmëri për një punë. Mjedisi i punës duhet të jetë në përshtatshmëri me stilin personal që punonjësi të jetë i lumtur.
Arsyeja e fundit është-njerëzit. Kjo është edhe më popullorja. Ata urrejnë shefin apo menaxherin e tyre qoftë direct mbi ta apo më lart në pozitë. Apo ndoshta bashkë-punëtorët e tyre, konsumatorët, shitësit, ose këdo me të cilin hyjnë në kontakt. Njerëzit kanë personalitete të ndryshme dhe jo të gjithë mund ose dëshirojnë të hynë në marrëdhënie me këdo. Për cfarëdolloj arsye, njerëzit janë pika kyce që munden vërtetë ti bëjnë njerëzit të paaftë për të bashkëpunuar.
Ju me siguri po pyesni veten se pse nuk janë në liste paratë. Kjo për shkak se paraja është një pjesë krejtësisht e ndryshme e ekuacionit. Njerëzit janë të gatshëm të pranojnë dhe të durojnë të gjitha pikat e përmendura më sipër, nëse paga është e mirë për një kohë, por në një moment të caktuar edhe paraja e humbet rëndësinë e saj.