Investimi kinez po hyn vrullshëm në Evropë. Kjo është një arsye se pse kryeministri Li Keqiang, gjatë një vizite në Bruksel këtë javë, bëri thirrje për një euro të fortë dhe një Evropë të bashkuar teksa rajoni po përballet me kapitullin e fundit të sages së borxhit grek.
Nga Qipro deri në Suedi dhe pothuajse kudo në mes, kompanitë kineze po blejnë pasuritë evropiane si kurrë më parë. Evropa është gjithnjë e më popullore për korporatat gjigande të Kinës teksa ata po zhvendosen nga blerjet në vendet në zhvillim të pasura në burime drejt ekonomive të avancuara.
Ja dhe disa nga shifrat: Investimi vjetor nga kompanitë kineze në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është rritur nga rreth zero në mes të viteve 2000 në 14 miliard euro në vitin 2014, sipas një raporti të ri nga Rhodium Group dhe Mercator Institute për Studime të Kinës. Dhe është pozicionuar të rritet teksa Kina – me pothuajse 4 trilion dollarë në rezerva të huaja valutore dhe 21trilion dollarë në kursime – hap llogarinë e saj kapitale.
Në periudhën bnga viti 2000 deri në vitin 2014 ka pasur më shumë se 1,000 projekte kineze ‘Greenfield’ (toka të pa-punuara) dhe blerje në BE me vlerë më shumë se 46 miliard euro. Shumica synuar për sektorë përfshirëu shqimin, pasuritë e patundshme, energjinë dhe automobilat.
‘Ne po hyjmë në një epokë të re të kapitalit kinez, ‘thanë autorët e raportit Thilo Hanemann dhe Mikko Huotari.
Kërkesa po udhëhiqet nga kompanitë private dhe investitorët nga provincat e bregdetit lindor të Kinës, duke u larguar nga kohët e kaluara kur konglomerate në pronësi të qeverisë dominonin investimet e huaja. Kjo zhvendosje pasqyron ndryshime të gjera teksa Kina krijon hapësirë për sektorin privat dhe i inkurajon kompanitë të zgjerohen jashtë shtetit.
Investimet evropiane janë përhapur në të gjithë rajonin ku më shumë se 50 për qind janë përqëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë. Blerjet e aseteve në Portugali, Irlandë, Itali, Greqi, Spanjë dhe Qipro janë rritur nga 10 për qind të totalit përpara vitit 2011 në mbi 30 për qind në mes të viteve 2012 dhe 2014.
Vala e kesh-it do të përbëjë një sfidë për politikanët evropianë teksa ata balancojnë marrjen e investimeve aq shumë të nevojshme me kritikat e mundshme të sistemit politik të Kinës dhe mungesën e transparencës, referuan autorët e raportit.
Bumi i investimit do të përfaqësojë testin e parë të aftësisë së liderëve të BE-së për t’iu përgjigjur epokës së re të kapitalit kinez,’ deklaruan autorët e raportit