Pse makinat po nxjerrin tym të zi, 3 arsyet dhe rekomandimet e ekspertëve

04/01/2019 10:09 PM 5 komente

A e keni parë sa janë shtuar automjetet që qarkullojnë në rrugë dhe që nxjerrin tym të zi?! Aq shumë saqë shpesh është e pamundur të ecësh në rrugë, pasi nëse njëra prej tyre të kalon pranë rrezikon të asfiksohesh. Dhe situata duket se vetëm sa po përkeqësohet dhe askush nuk po merr ndonjë masë për të ndaluar këtë tym që është burim sëmundjesh.

Ekspertët japin tre arsye për këtë situatë: Së pari vjetërsia e makinave që qarkullojnë në vend, teksa më shumë se 90% e stokut të automjeteve është mbi 10 vjet, së dyti, cilësia e karburantit që qarkullon në Shqipëri dhe së treti mungesa e kontrolleve nga SGS, kompania që bën kontrollin vjetor të automjeteve. Për ta një situatë e tillë është e pakonceptueshme, teksa rekomandojnë liberalizimin e shërbimit të kontrollit teknik dhe rritjen e kontrollit mbi cilësinë e karburanteve.

“Nuk e kuptoj as sot, sesi ka mundësi që makina të tilla janë ende në qarkullim!?”, thotë Gentian Bushati, menaxher i përgjjithshëm i Porsche Albania. “Habia ime i referohet aspektit ligjor, që përcakton më së miri lejimin e çlirimit të gazrave në atmosferë nga makinat me djegie të brendshme, të cilat duhet të kontrollohen rigorozisht nga SGS, kompania përgjegjëse për kontrollin teknik të automjeteve në Shqipëri.”

Ai thotë se duhet të ketë angazhim të disa pushteteve, si ai qendror, madje situata alarmante për sa i përket kontrollit të makinave duhet të ndryshojë sa më shpejt. Për sa u përket karburanteve, ndërgjegjësimi i përdoruesve të mjeteve ka arritur aty ku të gjithë kritikojnë cilësinë e ofruar të karburanteve në Shqipëri.

“Ne kemi problem me ligjshmërinë, sepse po t’i referohemi ligjit apo institucioneve që merren me kontrollin e kalibrimin e këtij sektori, gjithçka duhet të jetë në parametra optimalë, por siç edhe publiku e di, një gjë e tillë nuk ndodh, cilësia e dobët, por edhe saktësia në mbushje shpeshherë, shënon më shumë sesa litrat”, pohon Bushati.

Ai rekomandon që Qeveria duhet të ndërhyjë që të përmirësojë cilësinë e karburanteve të përdorura në Shqipëri për të mundësuar përmirësimin e mjedisit, por edhe për të ulur kostot e dëmeve që shkakton kjo cilësi në mjetet që përdorim përditë.

Për Eno Zenelin, drejtor i Automaster, importuesi zyrtar i Fiat Chrysler Automobiles, problemi kryesor qëndron te cilësia e karburantit. “E shohim çdo ditë në servis. Është një situatë e vjetër tashmë dhe zgjidhjet janë shumë të thjeshta, por duhet vullnet i fortë nga organet ligjzbatuese. Fakti që asnjë prej markave prestigjioze ndërkombëtare nuk është e pranishme në tregun e karburantit tregon që kemi një problem me këtë sektor dhe kryesisht me cilësinë e tij”, pohon Zeneli.

Reinaldo KRISAFI, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar Renault Dacia Nissan, pohon se kjo situatë vjen si pasojë e shumë faktorëve që tashmë dihen, cilësia e dobët e karburantit, kryerja jo në kohën e duhur e serviseve të automjeteve, mjete të amortizuara me apo pa kryer shërbime periodike dhe teknike.

“Vendimi i qeverisë për futjen në treg të mjeteve së fundmi Euro 5, si dhe masat shtrënguese që duhet të jenë në homologim në Euro 5, të mjeteve aktuale që qarkullojnë dhe standardi i karburantit, njëkohësisht dhe liberalizimi i kontrollit periodik, janë faktorët më të mëdhenj që so të zgjidhnin problemin e ndotjes në Shqipëri”.

Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri cilëson si një nga arsyet kryesore faktin që vitet e fundit është rritur ndjeshëm vjetërsia e makinave në qarkullim dhe numri i makinave me vjetërsi të lartë, përfshirë dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Për shumë arsye, mjetet e vjetra djegin çfarëdolloj karburanti dhe as që duan t’ia dinë për cilësinë apo tymin që lëshojnë nga pas.

Së dyti, shton ai niveli i ndotjes dhe sistemi i tyre i reduktimit të emetimeve është i vjetruar dhe me kalimin e viteve, edhe performanca e tyre bie ndjeshëm dhe rezultati është tymi apo emetimet që ata lëshojnë. Të sjellësh automjete me motorë Euro 0-2 pa asnjë lloj standardi, sigurisht që bëjnë tym gjithë rrugën. Pa llogaritur pastaj automjetet e tonazhit të rëndë me motor Euro 1, që shpenzojnë 25-40 litra naftë që bëjnë mjegull gjithë autostradën. Këtu tek ne nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë masë ndaluese. Është një fenomen që të gjithë e dinë, të gjithë e pranojnë nën zë, por nuk reagojnë. Sa më të reja automjetet (përfshirë furgonët dhe kamionët) aq më shumë kujdes imponojnë për vetë poseduesit.

Kodra nuk përjashton as problematikat që lidhen me cilësinë e karburantit, në kushtet e një tregu si Shqipëria, ku operojnë dhe kompani që nuk respektojnë ose manipulojnë cilësinë e produkteve që tregtojnë.

5
Komente

avatar
4 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
4 Comment authors
IliriSokolnardCimi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Iliri
Guest
Iliri

Nuk ka nevoje per shume rekomandime ekspertesh sepse ka vetem nje rruge per te shpetuar nga tymi i zi i makinave dhe tymi i xhepave te djegur te ketij populli te mjere. Erdha nga Sllovenia ne Tirane me serbatorin e mbushur ne Slloveni me 1.26 euro litrin, bera plot 900 km dhe punonte makina per bukuri. Per kthim e mbusha te Kastrati me 1780 lek per liter dhe nafta mbaroi mbas 700 kilometrash. Sa ngjitesha ne nje malore vetem zhurme motori dhe shtellunga tymi te zi prej naftes se Shqiperise. Shqiperia nuk ka qeveri per qytetaret por ka nje kryeminister… Read more »

Sokol
Guest
Sokol

Duhet ndryshuar ligji, policia rrugore duhet te kete te drejte qe te ndaloje menjehere nje mjet i cili dukshem nxjerr tym blu apo te zi dhe ta dergoje per kontroll urgjent ne pikene saj te kontrollit. Pastaj duhet gjobitur rende koncensionari i SGS qe e ka kaluar kete makine si te rregullt kur ka shkuar per kolaudim. Eshte skandal, cdo dite shohim ne te gjitha rruget e Tiranes vetura te vjetra e te reja qe nxjerrin tym sa 3-4 kamione 40 tonesh. Per te mos fol pastaj per autobuset dhe kamionet e amortizuar qe jane nje tmerr me vete per… Read more »

Cimi
Guest
Cimi

O njesh nafta jone nuk ka parametra dhe makinat fillojn e degradojn , e kemi dhe shum me te shtrenht dhe shum me te keqe , hidhi makines tende naft maqedonse dhe beje testin e ndotjes del shum me posht dhe makina punon me mire,
Fajin e kane institucionet farse qe kemi dhe qeveri super informale qe vetem fasada ben por ne te vertet vetem po vjedhin

nard
Guest
nard

karburanti plako …e di dhe Nard Ndoka

Cimi
Guest
Cimi

Nafta e ka fajin ndot 3 here me shume se nafta ne vendet fqinje , merreni makinen provojeni naft vendi naft maqedonse .