“Martesa nuk është një sipërmarrje e lirë”. Sipas disa vlerësimeve të ndryshme, kostoja mesatare e një martese tipike britanike është llogaritur të shkojë nga 18,000 deri në 25,000 paund (nga 24,200 deri në 33,700 dollarë amerikanë), afërsisht tetë deri në njëmbëdhjetë muaj të ardhurash të një familjeje të shtresës së mesme.
Sipas website Bridebook.co.uk, një agjenci online për planifikimin e martesave, festimet në Windsor Castle, që familja mbretërore do të financojë për martesën e Princit Harry (pretendenti i gjashtë për të marrë fronin) me Meghan Markle, mund të ketë kushtuar deri në 2 milionë paund. Ndërsa tatimpaguesit janë ata që kanë paguar faturën më të madhe të shpenzimeve në këtë dasmë mbretërore, faturën e shpenzimeve për sigurinë gjatë asaj dite. Policia e Metropolitanit shpenzoi mbi 6.35 milionë paund kur Duka i Kembrixhit, vëllai më i madh i Harry, lidhi martesën me Kate Middleton në vitin 2011.
Ndërsa në martesën e Princit Harry, sipas Bridebook.co.uk, u shpenzuan rreth 30 milionë paund, vlerë e cila është më e lartë se ajo e mësipërmja duke qenë se këtë herë është rritur siguria si pasojë e mbrojtjes kundër ndonjë sulmi terrorist. Sipas një studimi të kryer në vitin 2017, një ndër arsyet kryesore të pjesës më të madhe të 16,000 çifteve të intervistuar, të cilët shpenzuan më shumë se 500,000 dollarë amerikanë gjatë ditës së tyre të dasmës, ishte se ata thjesht donin të dukeshin sa më mirë në sy të të gjithë të ftuarve.
Një nga shprehjet e tyre ishte se “të tregosh një nivel të caktuar arritjeje dhe suksesi gjatë dasmës” ishte shumë e rëndësishme. Ndërsa pjesa e atyre çifteve që kishin shpenzuar deri në 10, 000 dollarë amerikanë gjatë dasmës së tyre ishin mbështetur kryesisht në asistencën financiare. Një festë luksoze nuk është garanci e lumturisë së përhershme.
Sipas një studimi të publikuar në vitin 2015, nga dy ekonomistë në Universitetin Emory, u zbulua se në mesin e çifteve që ishin martuar, ata që kishin shpenzuar një buxhet të madh për dasmën e tyre kishte më shumë gjasa që të divorcoheshin, për shkak të stresit që i shoqëronte pas dasme, për shlyerjen e pagesës së borxheve të marra për të realizuar pikërisht dasmën e tyre. Sigurisht që shlyerja e pagesave për të gjitha shpenzimet e dasmës mbretërore nuk është se do t’i shqetësojë çiftin e të sapomartuarve, por ky artikull u bë kryesisht për të nxjerrë në pah se luksi nuk është garanci e lumturisë së përhershme.