Pse miqtë në punë janë vendimtarë për suksesin tuaj

04/04/2018 1:20 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të kesh miq në punë nuk është vetëm çelësi për lumturinë tuaj personale, por është jetike për një karrierë të suksesshme.

Në fakt, ju bën të angazhoheni shtatë herë më shumë në punën tuaj. Një studim i ri nga website Comparably gjeti se te më shumë se 33,000 punonjës në sektorin e teknologjisë, më shumë se gjysma e tyre pohuan se i kishin miqtë më të mirë në punë. Ndërsa 60% e femrave pohuan se kishin një mik të ngushtë në punë, 56% e meshkujve pranuan se kishin miq për kokë në punë.

“Një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të keni në vendin e punës është një marrëdhënie e ngushtë”, thotë Jason Nazar, CEO i Comparably për CNBC Make it. “Shpesh burimi kryesor i stresit në punë është drejtuesi, një bashkëpunëtor apo presionet e përditshme”.

“Fakti që më shumë se gjysma e punonjësve të intervistuar kanë një mik të ngushtë në punë është një shenjë e mirë” – shton Nazar. “Të pasurit e dikujt në kohë të mira dhe të këqija pranë është diçka e paçmuar”.

Edhe pse meshkujt dhe femrat kanë miq të ngushtë thuajse në të njëjtin nivel, përqindja ndryshon në varësi të rolit në punë, përvojës dhe moshës.
Comparably theksoi se mundësia për të gjetur një mik të ngushtë në punë zvogëlohet me kalimin e moshës. Gen Zers dhe Millennials – personat e moshës 18 – 30 vjeç – raportuan përqindjen më të lartë të miqve në punë (62%) ndërsa te njerëzit rreth të 50-ave, përqindja bie në 50%.

Arsyeja për këtë rënie, sipas Comparably, shpjegohet se me sa duket me kalimin e moshës, njerëzit kanë tituj më të lartë në punë, me rritje përgjegjësish si në punë, edhe në jetë. Për rrjedhojë, kanë më pak kohë për t’u socializuar dhe për të krijuar marrëdhënie më të ngushta në punë.
Edhe nëse keni një rol në punë në të cilin mund të jetë e vështirë të krijoni marrëdhënie miqësore, Annie McKee, eksperti i lumturisë dhe këshilltar në Fortune 500, rekomandon “të pasurit e dikujt me të cilin të mund të flisni, që mund t’ju thotë të vërtetën e asaj që shohin tek ju, nëse keni disa pika të forta apo hapësira për t’u zhvilluar”.

Të pasurit e një apo dy miqve të ngushtë do të jetë një ndihmë e madhe në një kohë të gjatë. “Komunikimi me njerëzit përmirëson humorin dhe ngre moralin tuaj, miqësitë janë burim i forcës emocionale dhe psikologjike për të përballuar çdo gjë që ndesheni, – nëse bëhet fjalë për një mundësi emocionuese, një sfidë apo një krizë” – thotë McKee.

 

*Zameena Mejia
Burimi: CNBC

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz