Kur dikush mendon, madje edhe pa folur, neuronet e gjuhës komunikojnë me njëri tjetrin vale elektrike që ‘kopjojnë’ valët akustike të fjalëve përkatëse.
Në fakt kjo e bën në teori potencialisht të mundshme ‘leximin e mendjes’, duke matur direct aktivitetin elektrik, pa pritur për emetimin e zërit nga goja. Këtë fakt e dëshmon një studim, kryer nga Universiteti i Pavias dhe Scuola Superiore Universitaria IUSS-Pavia, duke matur aktivitetin elektrik të trurit në subjekte në gjendje të zgjuar përgjatë operacioneve neurokirurgjike.
Aplikacione të ardhshme
Zbulimi jo vetëm që ka shumë implikime në lidhje me bazat neurofiziologjike, strukturën dhe evolucionin e gjuhës njerëzore, por gjithashtu hap një sërë supozimesh rreth aplikacioneve të mundshme praktike. Aftësia për të lexuar ‘gjuhën e brendshme’ drejtpërdrejt nga aktiviteti i trurit mund të përbëjë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e pajisjeve të protezave në gjendje të ndihmojnë ata që kanë humbur aftësinë për të artikuluar fjalën për shkak të sëmundjes së trurit.