Dihet që zvarritjet për të mos kryer një punë nuk janë produktive – por as nxitimi nuk është i tillë, apo të paktën përpjekja për të bërë diçka shpejt, e që ta quajmë të përfunduar.
Shumë prej nesh nxitohen sepse ne vazhdimisht përpiqemi ti shënojmë si të përfunduara detyrat, thjesht për të lehtësuar veten tonë ndaj memories së punës. Por, kjo nuk është diçka e mirë… Sa shpesh keni nxituar për të përfunduar diçka,e i jeni kthyer korrigjimit dhe rregullimit të gabimeve ? A trajtoni zakonisht në fillim problemet e lehta në listën e detyrave tuaja, apo i kushtoni orët tuaja kulmore detyrave më të mëdha?
A keni kaluar ndonjëherë një ditë të tërë duke iu përgjigjur email-ve, për ta gjetur veten në 17:00 mbasdite ndërsa nuk keni bërë asnjë punë të vërtetë?
Ndërsa nxitoni për të përfunduar diçka – çfarëdo lloj gjëje – humbisni kohën që iu duhet ti ktheheni sërish dhe ta rishikoni, si dhe energjinë për ta shfrytëzuar diku tjetër.
Në vend qe të jeni të etur për ti kryer gjërat shpejt, përqëndrohuni në kryerjen e detyrave të duhura me ngadalë dhe me më shumë përqendrim për të arritur efikasitetin e kërkuar.