Banca Monte dei Paschi di Siena SpA, e cila ‘shfrytëzoi’ Italinë për dy paketa shpëtimi që nga 2009, do të përballet sërish me zgjidhjen e problemeve të saj të kapitalit edhe pasi huadhënësi të sigurojë 3 miliard euro (3.2 miliardë dollarë) nga aksionarët.
Kreditë e dyshimta të cilat banka nuk i ka garantuar, do të tejkalojnë kapitalin e saj të prekshëm të përbashkët me 2.7 herë pas mbledhjes së fondeve, tregojnë shifrat e kompanisë. Kjo është më shumë se dy herë shumica e homologëve të tij më të mëdhenj italianë. Bankës ka të ngjarë ti duhet të paguajë 1 miliard euro për të mbyllur një transaksion derivativ sikundër kanë kërkuar rregullatorët.
Kryeshefi ekzekutiv Fabrizio Viola ‘po pastron’ bilancin, duke zvogëluar rrezikun dhe shitjen e aktiveve për të rikthyer fitimin në bankën më të vjetër në botë, ‘goditur’ nga kredi problematike dhe parashikime të derivatiave nga ish-menaxherët që dështuan. Huadhënësi zotëronte mungesën më të madhe të kapitalit në mesin e bankave që dështuan në kontrollin shëndetësor të Bankës Qendrore Evropiane vitin e kaluar dhe më 10 prill tha se ekspozimi ndaj një tjetër pale, Nomura Holdings Inc, tejkalon kufijtë rregullator për kapital.