Ka shumë artikuj në qarkullim si ’14 mënyra për të përdorur Tëitter për të fituar një punë’ ose ‘8 Mënyrat që rekrutuesit t’ju gjejnë në LinkedIn.’ Ju ka të ngjarë të keni lexuar shumë tipe të tillë që japin këshilla primare… por këtu shtrohet pyetja 1 milion dollarëshe …
A jeni duke e bërë dicka të tillë? Dicka nga cka ju është sugheruar? Qoftë edhe fare pak nga cka ju është sugjeruar?
Ju e dini përgjigjen për këtë …
Mendohet se nuk nevojë për arsye të tjera bindëse se pse duhet përdorur mediat sociale në kërkimin e punës …, por në rast se ende ka nevojë këtu janë disa shifra që duhen marrë në konsideratë.
Rekrutimi social është në rritje
Përdorimi i mediave sociale për të gjetur kandidatët gjatë viteve të fundit ka pësuar vetëm rritje teksa rekrutuesit mësojnë se si ta manovrojnë atë.
Sipas një studimi të kohëve të fundit Jobvite 73 përqind e rekrutuesve kanë punësuar tashmë dikë duke përdorur mediat sociale. Për më tepër, 93 për qind e rekrutuesve do të analizojnë profilet e mediave sociale të kandidatit përpara se të marrin vendimin rreth personit.
Në fakt, rekrutuesit aktualisht po i perceptojnë profilet e mediave sociale më seriozisht. Sipas studimit, 55 për qind e rekrutuesve kanë ndryshuar mendje në lidhje me një kandidat bazuar mbi diçka që ata kishin në profilin e tyre. (Kjo është arsyeja se pse është e domosdoshme që të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me cka postoni në mediat sociale.)
Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bindur konsideroni këtë: 73% e rekrutëve planifikojnë të investojnë edhe më shumë në rekrutimin social. Kjo është dicka që funksionon për ta, dhe si e tillë ju duhet të konsideroni \përfshirjen në lojë.
Rrjeti social sipas shifrave
LinkedIn është zgjedhja kryesore e një rekruti për të gjetur kandidatët; 94% e tyre e përdor atë. Facebook renditet në vendin e dytë me 66 për qind të tyre që e përdorur atë për të gjetur kandidatët.
Më poshtë gjendet një ndarje se cfarë kanë përdorur tashmë rekrutuesit për të punësuar kandidatët:
- 79% e rekrutëve kanë punësuar dikë duke përdorur LinkedIn
- 26% e rekrutëve kanë punësuar dikë duke përdorur Facebook
- 14% e rekrutëve kanë punësuar dikë duke përdorur Tëitter
Kjo do të thotë se media sociale nuk është një trill. Rekrutimi social po ndodh ndërsa ne flasim.
Cfarë bëjnë rekrutët në mediat sociale
Në Facebook rekrutuesit kanë tendencë të përqëndrohen në markën e punëdhënësit (59%), njoftojnë vende për punë (48%) dhe gjenerojnë referenca të punonjësve (51%). Ndërsa Tëitter nuk njeh një përdorim shumë të gjerë, rekrutuesit ende e përdorin atë për pak a shumë të njëjtat arsye. Me fjalë të tjera, në qoftë se ju nuk jeni aktiv në ndonjë prej këtyre rrjeteve që ju jeni duke humbur rreth gjysmën e mundësive të punëve vakant.
Sigurisht, LinkedIn është miniera e arit për rekrutuesit me 95 për qind të tyre që e përdor për të kërkuar dhe kontaktuar kandidatët. Ata gjithashtu e përdorin atë për të mbajtur kontakte me kandidatët potencialë për vende vakante në të ardhmen.
Media sociale si jë mënyrë për të siguruar referenca
Një tjetër studim Jobvite zbuloi se 55 për qind e referencave sigurohen më shpejt se sa kandidatët nga faqet e karrierës së kompanisë. Rritja e mediave sociale e ka bërë më të lehtë se kurrë krijimin e kontakteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me burimet e rekomandimeve.
Shifrat nuk gënjejnë. Nëse nuk jeni pjesë e mediave sociale, atëherë po humbni mundësi të mëdha për punë.