Pasiguritë globale dhe një nxitje nga eksportuesit ka bërë që vendet e vogla të çoroditen, shkruan The Economist.
Muajin e kaluar në Abu Dhabi u mbajt konferenca ndërkombëtare e mbrojtjes, panairi më i madh i armatimeve në Lindjen e Mesme. Eventi katër ditor ishte padyshim një sukses, duke mirëpritur rreth 1,235 vizitorë dhe një numër rekord delegatësh. Ditën e fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan blerje të armatimeve me vlerë 5.2 milionë euro nga furnizues si Franca, Rusia dhe Amerika. Uria e këtij shteti për armë është e pashpjegueshme. Instituti Kërkimor i Stokholmit për Paqe, së fundmi, ka publikuar të dhënat që tregojnë se transfertat e armatimeve të rënda kanë arritur volumin më të madh që nga periudha e luftës së ftohtë. Në një kohë kur tregtia ndërkombëtare është dobësuar, si po ia del tregtia e armëve kaq mirë?
Balancat e dobëta të sigurisë në botë janë kthyer në shqetësim për shumë vende. Që nga përfundimi i luftës së ftohtë, studiuesit kanë gjetur se destabiliteti, si i brendshëm edhe i jashtëm, ka pasur tendencën që të lidhet me rritjen e shpenzimeve ushtarake. Çfarë ka ndryshuar vitet e fundit është se një pjesë më e madhe e parave po shkon drejt importeve, në kontrast me vitet 2000 kur ushtritë perëndimore nisën luftën në Afganistan dhe Irak, shumë vende ngecur në mosmarrëveshjet e kësaj dekade, nuk janë të fortë ushtarakisht dhe nuk kanë industri të brendshme që të jetë e aftë për të ndërtuar armë. Me Amerikën më pak të prirë për luftë, këto vende kanë kuptuar nevojën për të blerë armatën e tyre. Vietnami, që është në kufi me Detin e Kinës jugore, importuan tre herë më shumë armatime gjatë 2012-2016 se sa s gjatë pesë viteve më parë. Blerjet e Arabisë Saudite u rritën me 212% dhe ato të Katarit me 245%.
Por kërkesa, gjithashtu është nxitur nga oferta. Amerika, e cila shet armë për më shumë se 100 vende, dominon tregun shkruan The Economist. Përmirësimi i teknologjisë po ndihmon shtetet në ridizajnimin e armatimeve të tyre me pajisje më të dobishme, siç është drejtimi me GPS dhe sistemet e automatizuara. Eksportet e saj u rritën me 42% nga 2008 në 2015. Eksportues të tjerë po shikojnë një treg fitimprurës gjithashtu. Kina është një nga eksportuesit kryesorë. Anijet e saj aeroplanmbajtëse patën vlerësim të lartë në panair. Koreja e Jugut shet për Amerikën Latinë avionë dhe luftanije. Ndërsa Rusia e ka ndërtuar këtë biznes mbi trashëgimin e Luftës së Ftohtë.
Ndryshe nga marrëveshjet e armëve bërthamore, regjimet e kontrollit të armëve tradicionale fokusohen në sigurimin se armatimet nuk i janë shitur përdoruesve të papërgjegjshëm, ku në vend të kësaj ato duhet të nxisin çarmatimin. Edhe në këtë kuadër të ngushtë, efikasiteti i tyre mbetet i paprovuar. Traktati i udhëhequr nga OKB-ja për tregtinë e armëve është nënshkruar vetëm dy vite më parë. Kina dhe Rusia nuk e kanë dhënë firmën e tyre, ndërsa Amerika ende pret që ta ratifikojë. Të tre këto vende së bashku, përbëjnë 60% të eksporteve. Në rajonet e Azisë dhe të Lindjen e Mesme nuk ka fare marrëveshje të tilla.
Ndërkohë një rritje e konsiderueshme në shpenzimet ushtarake në Amerikë, siç ka propozuar dhe presidenti, mund të nxisë vende të tjera për të blerë më shumë armatim. Prisni që tregtarët e armatimeve, së bashku me tregtinë e tyre të lulëzojnë.