PSG kërkon 80 mln euro, Emirates prishin marrëveshjen me parisienët

03/08/2018 1:51 PM 0 komente

Emirates, kompania ajrore me seli në Dubai, e pranishme në fanellën e klubit francez Paris Saint-Germain me akronimin ‘Fly Emirates’ që nga viti 2006, nuk do të jetë më sponsor i saj duke nisur nga 1 korriku 2019.

Këtë e bën të ditur e përditshmja franceze L’Equipe, sipas së cilës, marrëveshja aktuale e sponsorizimit, e cila përfundon në sezonin 2018-2019, nuk do të rinovohet.

Shkak për këtë, nënvizon L’Equipe, janë pretendimet ekonomike të klubit parisien. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaïfi, i ka kërkuar Emirates rreth 80 milionë euro në sezon, një shumë të cilën kompania ajrore e ka konsideruar të tepruar.

Bëhet fjalë për një shifër mjaft të lartë krahasuar me marrëveshjen aktuale. Kontrata 5-vjecare, e firmosur në maj të vitit 2013 dhe me skadencë më 30 qershor 2019, sjell në arkat e klubit PSG rreth 25 – 30 milionë euro në sezon.

Si pjesë e kësaj kontrate, kompania ajrore është dalluar veçanërisht shumë me hostess e saj në stadiumin Parc des Princes, me personalizimin e një avioni me ngjyrat e klubit apo me lounge VIP “Emirates club”.

Emirates po ashtu ka përfituar nga Neymar, Cavani, Thiago Silva, Verratti apo Rabiot si pjesë e klubit parisien për të xhiruar një spot ndërkombëtar në fillim të vitit 2018.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of