Suksesi mund të përkufizohet si realizim i një aksioni, që përfaqëson objektivat e personit dhe ndikon pozitivisht në psikologjinë, inteligjencën, sjelljen dhe motivimin. Mendja fillon të pëshkruajë fytyrat e atyre personave që kanë arritur të realizojnë qëllimet dhe dëshirat e tyre, kjo sepse shumë individë mendojnë se suksesi që arrihet nga dikush tjetër është “mision i pamundur për ta”. Studiuesit kanë nisur të kërkojnë karakteristika individuale dhe ndryshimet mes tyre.
Shumë njerëz që merren me biznes mendojnë se nuk mund të kenë sukses, pasi mendojnë që është diçka që u përket individëve të pajisur me një inteligjencë mbi mesataren. Në fakt është zbuluar së suksesi nuk është sinonim i inteligjencës së lartë. Në biznes mësohet rruga e suksesit pasi është provuar që është një trampolinë drejt tij. Madje ekziston edhe një program i ngritur enkas për këtë qëllim quhet “PNL” (Programi Neuro Linguistik), me anë të të cilit studiohet lidhja mes trurit, komunikimit dhe sjelljes. Grupi i kërkimit kryesohet nga John Grinder dhe Richard Bandler. Psikologjia e suksesit drejtohet nga kjo metodologji, duke u bazuar në faktin se ajo çka e çon njeriun në sukses është pikërisht “sjellja e tij mendore”. Sipas rezultateve të shumë kërkimeve vetëm 5% e personave është në gjendje të përballojë jetën e suksesit, ndërsa 95% nuk është.
Nga anketimet rezultoi se 95% besojnë se suksesi varet nga kushte të jashtme, nga fati, ndërsa 5% mendojnë se suksesi arrihet me punë të përditshme. Është zbuluar se njerëzit e suksesit përshtasin një stil jete që i ndihmon ata të përballojnë vështirësitë si pasojë e gjendjes së fortë psikologjike. Pra nuk janë njerëz që kanë një zgjuarsi të lartë, por njerëz që përshtasin një “Sjellje mendore pozitive ” (A.M.P) “Njeriu është ai çfarë mendon që është gjithmonë”.
Ajo çka mësohet në organizata nga ekspertët e sektorit, në mënyrë shumë të strukturuar dhe me një impenjim të madh nga ana e burimeve njerëzore, është pikërisht kjo: kalohen pengesat nga mungesa e vetvlerësimit dhe të sillesh sikur ke cilësi që bëjnë një individ të jetë njeri i suksesit.
Gjithçka është në ekuivalencë me mundësitë individuale, me kufijtë e duhur dhe me dëshirën për të arritur në majë. Kështu secili mëson të vëzhgojë dhe të jetë i vëzhguar, por më shumë mëson të impenjohet për të dhënë dhe për të arritur pjesë-pjesë në atë sukses të merituar. Në të vërtetë personat nuk arrijnë të realizohen tërësisht, pasi në të vërtetë nuk kanë të qarta idetë dhe objektivat. Duan të kenë sukses, por nuk dinë çfarë duan në të vërtetë, presin që të ndodhë diçka me idenë se gjërat herët a vonë do të ndryshojnë.
Psikologjia e suksesit ka si qëllim final “të edukojë” individët të kapërcejnë pengesat që ata vetë kanë prodhuar në mendjen e tyre. Të kesh idetë e qarta rreth “fatit” tënd është një “udhëtim” i nevojshëm për “të programuar” dhe më pas të përmbushësh disa aksione, të cilat të çojnë drejt arritjes së objektivave.
Suksesi i përditshëm rrit vetëvlerësimin dhe respektin ndaj vetes për të kuptuar nga gabimet duke mos u ndalur kurrë për të bërë përpjekje për zgjidhjet dhe jo për problemet. Sekreti i atyre që kërkojnë më shumë nga vetja është se nuk ndalen kurrë së provuari dhe riprovuari. Hidhe pas krahëve të kaluarën dhe fillo të konsiderosh çdo minutë të ekzistencës tënde, pa e shtyrë një punë për të nesërmen. Rrit të kuptuarit sepse kjo e bën suksesin një çështje të përditshme.
Këto informacione rreth psikologjisë së suksesit ndihmojnë drejtuesit e ardhshëm të marrin në dorë “fatin” e tyre dhe të bashkëpunëtorëve, pa përdorur teknika manipuluese duke i çuar ata drejt asaj që njihet si “objektiv inteligjent”. Kjo nënkupton të mësosh të vëzhgosh në mënyrë kritike si ta bënte dikush nga jashtë. Nuk ekzistojnë mënyra që të bëjnë të mundur ndonjë mrekulli për të arritur suksesin. Teknika përfaqëson mundësinë për të mësuar dhe për të kuptuar që realiteti të shikohet ashtu siç është, nga një këndvështrim fituesi nëpërmjet asaj që njihet si “Sjellje pozitive mendore”.