PTK mësohet se do paguajë si taksë dividenti rreth 5 milionë euro qeverisë, duke arritur kështu që vetëm brenda këtij viti të ndajë 15 milionë euro.
Sipas një njoftimi të PTK-së, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e dividendës, Bordi i Drejtorëve të PTK-së ka autorizuar transferimin e këtyre mjeteve për buxhetin e Republikës së Kosovës, në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid.
“PTK ka një qëllim të vetëm që të përmirësojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj me produkte dhe oferta të reja. Në muajin tetor të këtij viti, PTK ka ndarë edhe 10 milionë euro të tjera për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndarja e dividendës prej 15 milionë euro për këtë vit, është një e arritur tjetër në planin strategjik dhe financiar të kompanisë dhe me këtë rast performanca e PTK-së dëshmohet të jetë e qëndrueshme dhe stabile. PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë me investimet që janë në implementim e sipër, është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë në fushën e telekomunikacionit”, shkruhet në njoftim, transmeton Kosovapress.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.