Tetë vjet pas mbylljes së Bankës Kreditore të Prishtinës (BKP), Postë Telekomi i Kosovës nuk ka arritur të arkëtojë 11 milionë e 873 mijë euro, para të veta.
Në një dokument të cilin e ka siguruar gazeta Tribuna, shihet se PTK kishte depozituar në këtë bankë 12 milionë e 600 mijë euro, ndërsa në llogarinë rrjedhëse të kësaj banke kishte 2 milionë e 837 mijë euro. Në total i bie se PTK në kohën e mbylljes së kësaj banke të kishte 15 milionë 437 mijë euro.
Që nga ajo kohë PTK-së i janë kthyer vetëm 3 milionë e 564 mijë euro. Drejtuesit e PTK-së pjesën tjetër të parave në vlerë prej 11 milionë e 873 mijë euro e ka shpallur si të humbur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.