Konform vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e dividendës, Bordi i Drejtorëve të PTK-së ka autorizuar transferimin e këtyre parave në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare.
PTK deklaron se ka si qëllim të përmirësojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj me produkte dhe oferta të reja.
Ndarja e dividendës prej 10 milionë euro, përbën një sukses tjetër në planin strategjik dhe financiar të kompanisë dhe më këtë rast performanca e PTK-së dëshmohet e qëndrueshme dhe stabile.
PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë me investimet që janë në implementim e sipër, është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë në fushën e Telekomunikacionit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.