Puma, pas Milanit dhe Marsejës, objektivi është Valencia

02/04/2018 6:16 PM 0 komente

Puma është në kërkim të klubeve për të zgjeruar paketën e vet sponsorizuese të shoqërive futbollistike. Siç bën të ditur “Marca”, kompania gjermane ia ka vënë syrin Valencias, që për momentin ka kontratë me Adidas. Dy kompanitë duket sikur janë në një lloj sfide, duke marrë në konsideratë që janë të shumta klubet futbollistike që e kanë ndryshuar apo janë pranë fundit të kontratës dhe bëjnë kalimin nga Puma-Adidas ose anasjellas.

Në këtë rast, marrëveshja mes Adidas dhe Valencia do të përfundojë më 2019, por shoqëria nuk ka ndër mend ta rinovojë kontratën, me shpresën që të përfitojë shifra më të larta se 1,7 milionë euro në sezon që marrin nga kolosi i veshjeve sportive për momentin. Mjaft të mendosh që Joma – sponsori para Adidas, paguante 4 milionë në sezon.

Puma është e tërhequr nga rikthimi i mundshëm në Champions League i Valencia dhe thuhet se kanë filluar bisedimet me drejtuesit e klubit. Valencia synon të përfitojë 5 milionë euro në sezon, një shifër e paarritur me Adidas apo Nike, të cilat kanë ndryshuar strategji dhe synojnë kryesisht klube të mëdha. Puma mund të jetë përgjigjja me kushtin që Champions League të bëhet realitet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of