Perpara se Rezerva Federale dhe bankat qendrore homologe të shkojnë në punë për të rritur normat e interesit, ata së pari kanë nevojë që të tjerët të shkojnë në punë.
Ky është sinjali që vjen nga hartuesit e politikave në të gjithë botën, teksa edhe ata mandatet e të cilëve fokusohen tek inflacioni, vënë shëndetin e tregjeve të punës në qëndër të ndërmarrjes së vendimeve të tyre. Qasja bën që investitorët të përgatiten për ndryshimin e politikave monetare globale pasi post- kriza ‘përqafon’ paratë ‘e lehta’.
Përshpejtimi i krijimit të vendeve të punës – dhe shpresa se kjo do të rrisë pagat –bën që banka qendrore amerikane dhe Banka e Anglisë të përgatiten për norma më të larta deri në fund të vitit 2015. Në anën tjetër të spektrit, papunësia dy-shifrore në eurozonë dhe pagat ‘apatike’ në Japoni nënkuptojnë se stimujt përbëjnë ende të vetmin opsion.
Investitorët kanë filluar të ndërgjegjësohen ndaj fundit të politikës së sinkronizuar monetare, me ekonomistët në Goldman Sachs Group Inc (GS) që deklarojnë se lëvizjet në punësim gjatë tetë muajve të fundit funksionuan nirë si një parashikues i thjeshtë i pritshmërive të normës.
Kurbat për SHBA dhe Britaninë e Madhe tregojnë se papunësia në të dy vendet ka rënë në nivelet më të ulëta në më shumë se pesë vjet. Në të kundërt, norma e papunësisë së eurozonës prej11.6 për qind mbetet afër një rekordi prej 12 për qind teksa investitorët parashikojnë se treguesi referencë i saj do të qëndrojë i ulët deri të paktën në vitin 2016.