Punët po ndryshojnë. Por këto dy aftësi do të kërkohen gjithnjë

01/11/2017 4:25 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

50 vjet më parë, puna në vendet e zhvilluara kishte shumë siguri. Përveç periudhës së recesionit, në pjesën më të madhe të vendeve, papunësia ishte e papërfillshme.

Rritja e shpejtë e produktivitetit po mbështeste përmirësimin e standardeve të jetesës. Një diplomë universiteti ishte një biletë garancie për një punë të sigurt me një pagë të lartë si profesionist. Por tani ne jetojmë në një botë më pak të sigurt.

Në shumë vende, rikuperimi nga recesioni i fundit ka qenë gradual dhe i zgjatur me normat e papunësisë që janë ulur ngadalë.
Rritja e produktivitetit botëror është ngadalësuar ndjeshëm ashtu si rritja e pagave. Shkurtimet e përfitimeve të sektorit privat dhe në rrjetin e sigurisë së qeverisë janë duke detyruar punonjësit të ndërmarrin më shumë rreziqe se në të shkuarën.

Dhe ndërkohë që ndikimi i tyre ekonomik deri më tani ka qenë i heshtur, automatizimi dhe inteligjenca artificiale rrisin spektrin e zhvendosjes së masës së punonjësve.

Të punosh nën presion

Çfarë duhet të bëjnë punonjësit? Shpesh dëgjojmë që punonjësit duhet të planifikojnë në avancë dhe të trajnohen vazhdimisht për të përmirësuar aftësitë.
Është e vështirë të dish se cilat janë aftësitë më të rëndësishme për të mësuar apo se si ta pozicioni veten sa më mirë për të pasur sukses përballë ndryshimit të kohërave ekonomike.

Aftësitë tuaja janë dinamike

World Economic Forum publikoi para pak kohësh “2017 Human Capital Report” (Raportin e Kapitalit Njerëzor për vitin 2017). Vendet vlerësohen në bazë të sigurimit të njohurive dhe kompetencave që i nevojiten forcës së punës për të krijuar vlerë në sistemin ekonomik botëror – dhe të jenë të suksesshëm.

Ne studiojmë 50 mijë aftësi të ndryshme kudo në botë. Kjo na jep mundësinë të identifikojmë gjeografikisht ku ka mungesë të aftësive të veçanta apo ku ato janë me tepricë. Po ashtu na lejon të identifikojmë aftësitë që po lindin, cilat po zhvillohen vazhdimisht dhe cilat po zbehen.

Ne mund të identifikojmë “gjenomin e aftësive” – profili unik i aftësive – në një qytet, në një funksion pune apo në një industri.
Dhe duke pasur parasysh këto të dhëna mund të këshillojmë aftësitë që nevojiten kur ekonomia e ardhshme ndryshon ingranazhet.
Disa aftësi kërkohen në të gjitha diplomat e universiteteve; ndërsa aftësi të veçanta kërkohen në fusha specifike.

Cilat aftësi duhet të mësoni?

Kemi gjetur se, në fusha të ndryshme studimi, ekzistojnë disa aftësi të rëndësishme që mbështesin në thelb një punë. Këto përfshijnë: aftësitë ndërpersonale si leadership dhe shërbimi ndaj klientit dhe aftësitë bazike në teknologji.
Zotërimi i një baze të fortë të këtyre aftësive është e rëndësishme për industritë dhe titujt e punës – dhe u jep njerëzve aftësinë për të ndryshuar kur është e nevojshme.

Rikualifikimi bëhet më i thjeshtë kur ju duhet të mësoni vetëm një apo dy gjëra të reja se sa të mësoni çdo gjë nga e para. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të rinjve kanë tendencën të studiojnë më shumë fusha specifike se paraardhësit e tyre.

 

 

Aftësitë për jetën

Mbetet e qartë se aftësitë ndërpersonale nuk ka gjasa të vjetrohen përballë inovacionit teknologjik apo kohërave të vështira ekonomike. Në një forcë pune në ndryshim, ato kanë një rol kyç që u japin mundësinë njerëzve të ndryshojnë.
Shpresa jonë e fundit është të ndihmojmë qeveritë për ta kuptuar këtë më mirë, për ta analizuar dhe për të mbështetur zhvillimin e kapitalit të tyre njerëzor.

 

*Guy Berger, ekonomist
Burimi: World Economic Forum

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz