Ka nga ata persona që nuk i rezistojnë dot tundimit që të punojnë ulur. Për këta të fundit, Bussines Insider ka hartuar klasifikimin e punëve më të paguara që mund të bëhen nga tavolina.
Renditja është hartuar bazuar te të dhënat e Zyrës së Statistikave të Punës në SHBA, duke marrë në konsideratë parashikimet deri në vitin 2024. Ja cilat janë pesë më të paguarat:
Administrator i deleguar
Sipas parashikimeve, vendet e për drejtorët ekzekutivë duhet të rriten me 6%. Paga mesatare është 185,000 USD.
Përgjegjës sistemi dhe rrjeti informatik
Prespektivat janë që këto vende pune të rriten me 5%. Paga mesatare vjetore është 141,000 USD.
Përgjegjës marketingu
Këto vende pune parashikohet të rriten me 9%, ndërsa paga vjetore mesatare llogaritet në 140,000 USD.
Avokat
Prespektiva e zhvillimit parashikon rritje me 6%, ku paga mesatare vjetore llogaritet në 136,000USD.
Përgjegjës financiar
Kërkesat për këto profesione parashikohet të rriten me 7% deri në 2024-n dhe aktualisht pagat mesatare vjetore llogariten në 134,000 USD.