Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

09/02/2018 9:18 AM 0 komente

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dje kanë protestuar para objektit të Qeverisë për rritje të pagave në mënyrë lineare prej 100 euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ata kanë paralajmëruar që nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, prej ditës së sotme punëtorët do të futen në grevë.

Kryetari ekzekutiv i Sindikatës së Re të të KEK-ut, Rafet Osmani, ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të arsyeshme. Sipas tij, punëtorët e sindikatës kanë rrezikuar edhe shëndetin dhe se Qeveria u ka borxh atyre.

“Sindikata sakrifikoi çdo gjë nga vetja, sakrifikoi shëndetin, vetëm që KEK-u të jetoj dhe t’i shërbej brezave të ardhshëm. Përveç kushteve të rënda të punëtorëve tanë në vendet e punës që i ekspozohen gazrave helmues, pluhurit dhe qymyrit, zhurmës dridhjeve dhe rreziqet permanente nga pajisjet që punojnë, Qeveria u ka borxh punëtorëve që me rastin e pensionimit të tyre tu njihet përvoja e punës për periudhën e viteve 1990-1999 kur armiku i largoi me dhunë nga vendet e tyre të punës”, ka thënë ai.

Osmani e ka konsideruar të dhimbshme edhe koston e shpronësimit në Hade e Shipitullë e që siç thotë ai, përgjegjësinë më të madhe e ka menaxhmenti i KEK-ut, shkruan tutje “Zëri”.

“Tani kostoja e shpronësimit të kësaj zone kadastrave për ne sindikalistët dhe Sindikatën e Re të KEK-ut dhe punëmarrësit është e dhimbshme sepse këto mjete të shpronësimit sipas informatave që kam, 30 milionë euro të kësaj zone janë djersë e këtyre punëtorëve sikurse secili institucion kishte me i krye punët e veta karshi obligimeve të qeverisë kostoja e zhvendosjes së kësaj zone kadastrale 52 hektarshe do të ishte 3.5 milionë euro, pra një përgjegjësi të madhe e ka ky menaxhment bashkë me ish bordin e drejtorëve të KEK-ut”, ka thënë ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of