27 milione punonjës nga 15 deri në 64 vjeç në Bashkimin Europian kishin një kontratë të përkohshme në vitin 2017. Kjo përfaqëson 14.3% të të gjithë të punësuarve në BE. Punësimi i përkohshëm ka luhatur midis 12.7% dhe 14.5% të të gjithë të punësuarve gjatë 15 viteve të fundit, raporton Eurostat.
Në vitin 2017, kjo përqindje ishte pak më e lartë për gratë (14.8%) sesa për meshkujt (13.8%). Ajo ishte gjithashtu më e lartë në Eurozonë (16.0%) sesa në BE.
Mospërputhje të dukshme mund të vërehen në përdorimin e kontratave të punës së përkohshme në të gjithë Shtetet Anëtare të BE dhe në mes të grupmoshave të ndryshme.
Pjesa më e madhe e punonjësve me kontratë të përkohshme ndodhen në Spanjë dhe Poloni; përqindje më të ulët shihet në Rumani dhe Lituani.
Mbi një në katër punonjës në Spanjë (26.8%) dhe Poloni (26.1%), dhe më shumë se një në pesë në Portugali (22.0%), Holandë (21.5%) dhe Kroaci (20.6%) kishin një kontratë të përkohshme në vitin 2017.
Nga ana tjetër, punonjësit e përkohshëm përbënin më pak se 2% të të gjithë të punësuarve në Rumani (1.2%) dhe Lituani (1.7%). Shifra të ulëta janë regjistruar gjithashtu në Letoni (3.0%), Estoni (3.1%), Bullgari (4.4%), Malta dhe Mbretëria e Bashkuar (të dyja 5.6%).
Të rinjtë janë më të prekurit
Të rinjtë janë ata që kryesisht punojnë me kontrata të përkohshme. Vitin e kaluar në BE, rreth 8 milion të rinj, ose pothuajse gjysma (43.9%) e punonjësve të moshës 15-24 vjeç, ishin të punësuar të përkohshëm.
Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, më shumë se shtatë në dhjetë punonjës të rinj kishin një kontratë të përkohshme në Spanjë (73.3%) dhe Slloveni (71.6%). Rreth dy të tretat e tyre kishin kontrata të tilla në Poloni (68.2%) dhe Portugali (65.9%), ndërsa rreth gjashtë në dhjetë u prekën në Itali (61.9%), Kroaci (60.8%) dhe Francë (58.0%).
Në të kundërt, pjesa e të rinjve që punojnë nën një kontratë të përkohshme ishte më pak se 10% në Rumani (4.1%), Letoni (6.7%) dhe Lituani (6.8%), ishte më pak se 20% në Estoni (10.6%); Maltë (13.0%), Mbretëria e Bashkuar (14.5%) dhe Hungaria (17.6%).