Liderat të cilët e bëjnë një ambient pune të jetë shumë stresues, nuk ndikojnë negativisht vetëm tek punonjësit e tyre por mbi të gjitha, ata i bëjën një dëm të parikthyeshëm kompanisë së tyre.
Fatkeqësisht niveli i stresit në punë sa vjen e po shtohet, edhe pse të shumta janë masat që po ndërmerren për ta reduktuar një gjë të tillë. Ai mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, të tillë si, mbingarkesa në punë, mosrealizimi i pritshmërive, etj. Të gjtihë ata punonjës të cilët janë të stresuar dhe nuk janë të ndërgjegjshëm se një gjendje të tillë ia shkakton ambienti i punës, mund të kene pasoja të rënda shëndetësore, kryesisht me systemin kardiovaskular.
Duke u munduar të arrijnë rezultate sa më të mira brenda një kohe të shkurtër, liderat shndërrohen në shkaktarin nr. 1, të stresit, pasoja këto, të cilat bien fillimisht mbi ta. Psh. Pa e kuptuar ata arrijnë deri aty sa të punojnë edhe 80 orë në javë duke marrë edhe role të ndryshme Brenda kompanisë së tyre, duke u munduar kështu që të arrijnë sa më parë realizimin e detyre të caktuar. Por kjo mënyrë të punuari bie pastaj edhe mbi punonjësit, jo vetëm duke i shkaktuar atyre stress por edhe një nivel të uët produktiviteti.
Ja se cilët janë disa prej faktorëve që mund të shkaktojnë stres tek ekipi juaj i punës:
1. Nuk e dini as vetë se çfarë kërkoni
Nëse doni që të jeni një lider i suksesshëm, ju duhet të dini patjetër se çfarë doni që ekipi juaj i punës të realizojë dhe t’ja shprehni një gjë të tillë në mënyrën më të qartë të mundshme. Kështu, jo vetëm do të arrihen të realizohen të gjitha objektivat që ju keni caktuar por edhe rendimenti i punonjësve tuaj do të jetë i lartë.
2.Kërkesat tuaja janë të parealizueshme
Një prej rregullave bazë të disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm është: Kërkojini ekipit tuaj të punës të realizojë ato detyra të cilat edhe ju vetë mund t’i realizonit pot ë ishit në vendin tuaj. Mos i kërkoni punonjësit tuaj diçka që është e pamunudur të realizohet, sepse një gje e tillë do të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në uljen e vetëbesimit të tyre dhe të produktivitetit.
3. Në kompaninë tuaj nuk ka autonomi
Doni që punonjëist tuaj të japin rezultate gjithnjë e më të larta. Atëherë jepini atyre autonominë e nevojshme për të vepruar dhe për të ndërmarrë disa vendime të cilat do të ndikojnë në dhënien e rezultateve të larta.
4. Paga të ulëta
Ka disa profesione të cilat e kanë të pashmangshme stresin. Por nëse paga për këto profesione është e lartë, atëherë njerëzit mund të justifikojnë atë nivel stresi.
P.sh. profesioni i pilotëve konsiderohet një prej më të vështirëve, por ama paga e tyre me 6 zero e justifikon më së mirë të gjithë këtë vështirësi dhe nivel stresi që ata kanë.
5. Punonjësit kanë nevojë për pushime
Puna me instensitet të lartë është e mirë në disa raste, sepse i bën punonjësit që të mësohen me një ritëm të tillë dhe t’i vendosin vetes realizimin e objektivave gjithnjë e më të larta. Por punonjëist nuk mund të punojnë 24 orë në 7 ditë të javës. Ata janë njerëz dhe sit ë tillë e kanë të nevojshme të pushojnë, të shplodhen dhe të mos stresohen.
Ju si lider keni një rol kryesor në këtë drejtim, duke mos i detyruar punonjëist tuaj që të mos bëjnë pushimin e tyre gjatë ditës apo që punojnë në ditë festash kombëtare.
6. Punësoni punonjës me të cilët mund të punoni
Këshillohet që përpara se të krijoni ekipin tuaj të punës të punësoni njerëz më të cilët ju mund të punoni, pa u stresuar dhe pa debatuar për çështje të kota dhe pa asnëj vlerë. Por përveçëse të keni në ekipin tuaj të punës njerëz me të cilët mund të merreni vesh, ju nuk duhet të harroni një element shumë të rëndëishëm, ata duhe të jenë edhe të talentuar, dhe nëse këto dy faktorë bashkohen me njëri-tjetrin, atëherë të jeni të sigurtë se ju do të keni një prej ekipeve më të mirë të punës.
7. Ju nuk e vlerësoni vështirësinë e tyre
Të gjithë ne duam që të na vlerësohet puna dhe lodhja jonë. Kur ju shikoni që keni në ekip punonjës të cilët punojnë shumë dhe arrijnë rezultate të lata, atëherë mos neglizhoni duke mos ia shprehur vlerësimin tuaj, madje idealja do të ishte edhe përpara të gjithë kolegëve të tjerë.
8. Nuk i toleroni gabimet
Gabimet kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin. Në vend që ta qortoni një punonjës përpara të gjithë ekipit tuaj të punës dhe madje edhe ta kërcënoni atë që do ta pushoni nga puna, mundohuni që të tregoheni sa më të kujdesshëm me menyrën sesi komunikoni ndaj tyre.
9. Ekipi juaj i punës nuk bashkëpunon ashtu siç duhet
Është e lehtë të thuhet se ekipi juaj nuk bashkëpunon ashti siç duhet, por përpara se ta thoni një gjë të tillë shikoni njëherë edhe për faktorët që mund ta shkaktojnë atë. Nëse doni ta parandaloni një gjë të tillë, atëherë këshillohet që për shembull të mos zhvilloni mbledhje të gjata, të cilat nuk janë aspak produktive por vetëm krijojnë lidhje tek punonjësit tuaj.