Lind një figurë e re profesionale, me qëllimin që të mos lërë të largohen punonjësit më të zotë: “Detyra e tij është të kujdeset për punonjësit, të kuptojë nevojat e tyre dhe të sigurohet që secili është i kënaqur në vendin ku punon”
Punonjës të aftë në programe informatike, databaza dhe me teknologjitë e reja vështirë se gjenden. T’i gjesh është një sukses për kompanitë, por t’i bësh të qëndrojnë në një kompani është edhe më e vështirë, për të mos thënë e ndërlikuar kur flitet për Millennials, që në ndryshim nga prindërit e tyre, nëse janë të kualifikuar nuk kënaqen me një pagë të mirë dhe arratisen drejt kompanive që ofrojnë më shumë. Ata e dinë se vendi i punës i garantuar për jetë në një kompani nuk ekziston më.
Kështu ka lindur një figurë e re profesionale – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë e ka një emër – Chief Happiness officer, që do të thotë Drejtuesi i Lumturisë. Në anën tjetër, lumturia, apo të paktën liria për ta arritur bën pjesë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. E kush nuk do të donte të shihte një Drejtues të Lumturisë të ecte nëpër korridoret, ndoshta të zymtë dhe të trishtë, të kompaninë ku punoni. Por pyetja është kjo: si do t’ia dalë mbanë që t’i bëjë punonjësit të lumtur? Detyra e tij është që t’u krijojë mirëqenien punonjësve, të kuptojë nevojat e tyre dhe të sigurohet që secili prej tyre të jetë i lumtur në vendin ku punon.
“Edhe në këtë mënyrë ju mund të mbani punonjësit më të talentuar në kompani – shpjegon Francesca Contardi”, mananging director tek EasyHunter.
Ajo që ofron drejtuesi i lumturisë nuk vlerësohet në para dhe as që bën pjesë te paketat e mirëqenies që kompanitë po i ofrojnë gjithnjë e më shpesh.
“Drejtuesi i Lumturisë, së pari duhet të dijë të dëgjojë, në mënyrë që të kuptojë se çfarë duan punonjësit – thotë Francesca Contardi – por të dijë të organizojë më së miri edhe hapësirat e punës në lidhje me faktin që punonjësit e rinj të përshtaten sa më mirë me 30-vjeçarët. Ata janë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj aspekteve që lidhen me mirëqenien e trupit dhe planetit.
Ai mendon ndaj ushqimit organik por edhe ekologjisë në kuptimin e gjerë, hapësirave të gjelbra, për ambiente të ndriçuara me dritë natyrale sa më shumë të jetë e mundur. Po ashtu, edhe për hapësira çlodhëse për punonjësit. Kjo figurë profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po jep frytet e saj.
Por nuk duhet të harrojmë edhe gjithë sektorin publik, kushedi nëse do të funksiononte aty. “Sigurisht që do të ndikonte për mirë – thotë Francesa Contardi – më vijnë ndër mend shumë spitale si San Camillo në Romë apo Niguarda në Milano, vende punë vërtet stresuese. Kjo mbetet për t’u parë. Edhe psikologët do të ishin drejtues të mirë të lumturisë”.
Burimi: La Repubblica