Ju mund të mendoni se doni një shef optimist, i cili është bashkëpunues dhe t’i japë vlerë komunitetit. Por në të vërtetë, ndoshta jo.
Një kërkim i ri nga New York University gjeti se si burrat edhe gratë i shohin karakteristika stereotip të burrave si këmbëngulja dhe konkurrueshmëria si tipare që duhet t’i kenë patjetër për të qenë liderë të suksesshëm. Ndërkohë, karakteristika stereotip femërore si durimi dhe ndjeshmëria janë vlerësuar jo thelbësore, ose thjesht, të këndshme për t’u pasur.
Studiuesit argumentojnë se preferenca për këto lloje karakteristikash të lidershipit mund të shpjegojë se pse ka më pak femra se meshkuj në pozicione drejtuese.
Përfundimet u publikuan në revistën “Frontiers in Psychology”. Studiuesit zhvilluan dy studime për të kuptuar se si perceptojnë atë që e bën një udhëheqës të madh, burrat dhe gratë, duke u përqendruar te tiparet që shpesh lidhen me dy gjinitë.
Në studimin e parë, 273 burra dhe gra, morën një buxhet “leader dollars” për të blerë karakteristikat për të krijuar liderin e tyre ideal. Grafikët më poshtë rendisin tiparet stereotip, pozitive dhe negative që lidhen me burrat dhe gratë.
Karakteristikat pozitive stereotip të liderëve meshkuj dhe femra
Burrat | Gratë |
I aftë | Miqësore |
Kompetent | E sinqertë |
I besueshëm | Tolerante |
Praktik | Sens humori |
Inteligjent | E besueshme |
Ambicioz | Bashkëpunuese |
Këmbëngulës | E duruar |
Konkurrues | E sjellshme |
Vendimtar | E ndjeshme |
I sigurt në vete | Optimiste |
Karakteristikat negative stereotip të liderëve meshkuj dhe femra
Burrat | Gratë |
Arrogant | Emocionale |
Kontrollues | Naive |
Rebel | E turpshme |
Cinik | E dobët |
Kokëfortë | Dorëzimi |
Pjesëmarrësit mund t’i përdornin gjithashtu “leader dollars” për të treguar se sa shumë do të jepnin që shefi i tyre ideal të mos i kishte këto karakteristika negative.
Rezultati: shumë persona i përdorën “leader dollars” e tyre për të eliminuar karakteristika negative, si arroganca, që zakonisht lidhet me meshkujt.
Në studimin e dytë, pjesëmarrësve ju kërkua të imagjinonin veten si drejtues apo asistentë dhe të identifikonin karakteristikat që do të kishin nevojë për të pasur sukses. Si burrat edhe gratë e shihnin këmbënguljen si tiparin më të rëndësishem për liderët dhe pajtueshmërinë më thelbësore për asistentët.
Rezultatet e studimit theksojnë faktin që liderët e suksesshëm shihen si nga meshkujt edhe femrat se kanë nevojë për tipare tradicionalisht mashkullore. Veçanërisht gratë mund të mendojnë se karakteristikat femërore janë dizavantazh, thotë Andrea Vial, i cili udhëhoqi studimin në fjalë.
Kërkimi mund të shpjegojë gjithashtu se pse diversiteti i gjinive është kaq i vështirë për t’u arritur. Vial thotë se “rezultatet tona tregojnë se përqendrimi i meshkujve në role vendimmarrëse në bordet e korporatave dhe në pozicione kyçe të ekzekutivit.
Kërkuesit nuk e përcaktuan se si do të ishte lideri ideal, burrë apo grua. Është e mundur – thonë studiuesit – që paragjykimet e pjesëmarrësve mund t’i kenë çuar të imagjinojnë automatikisht një udhëheqës mashkull.
*Zameena Mejia
Burimi: CNBC