Punonjësit më të kërkuar sipas një sondazhi të LinkedIn

12/05/2017 11:04 PM 0 komente

Po kërkoni që të ndryshoni vendin e punës, apo edhe profilin ku punoni?! Atëherë ju duhet të dini se çfarë pozicionesh kërkojnë rekrutuesit.

LinkedIn mblodhi të dhëna nëpërmjet anketimit të 4,000 rekrutëve në të gjithë botën, të cilët treguan se çfarë po kërkonin saktësisht.

Më poshtë është renditja me 14 vendet e punës më të kërkuara

14. Konsulent

Numri i vendeve të punës: mbi 130,000
Për pozicione të tilla si: konsulencë analitike, menaxher konsulence dhe drejtor i konsultimit
Kompanitë: Dow Jones, Analytics Moody dhe IBM

13.Sigurimi i cilësisë

Numri i vendeve të punës: mbi 80,000
Për pozicione të tilla si: menaxher i sigurimit të cilësisë, drejtor i sigurimit të cilësisë dhe inxhinier i lartë i sigurimit të cilësisë
Kompanitë: Pret A Manger, JPMorgan Chase &Co dhe Adecco

12. Burime njerëzore

Numri i vendeve të punës: mbi 100,000
Për pozicione të tilla si: praktikant në Departamentin e Burimeve Njerëzore, menaxher i Burimeve Njerëzore dhe menaxher i Specializuar i Burimeve Njerëzore.
Kompanitë: Bar Candy Dylan, Getty Images, Gjykata e Apelit SHBA

11. Kontabilist

Numri i vendeve të punës: mbi 160,000
Për pozicione të tilla si: menaxher kontabilist dhe kontabilist i lartë
Kompanitë: Cantor Fitzgerald, Fannie Mae dhe Volkswagen në Amerikë

10.Menaxher Produkti

Numri i vendeve të punës: mbi 35,000
Për pozicione të tilla si: menaxher i produkteve, drejtor i menaxhimit të produktit dhe specialist i menaxhimit të produktit
Kompanitë: Prudential Financial, Weebly dhe HBO

9. Financier

Numri i vendeve të punës: mbi 170,000
Për pozicione të tilla si: analist financiar
Kompanitë: Pfizer, PDSH dhe Blackstone Group

8. Role administrative

Numri i vendeve të punës: mbi 250,000
Për pozicione të tilla si: asistent administrativ, koordinator administrativ dhe recepsionist
Kompanitë: Tiffany & Co, AIG dhe Macy-s

7. Menaxhim Programi dhe Projekti

Numri i vendeve të punës: mbi 4,000
Për pozicione të tilla si: menaxher i lartë i projektit, Menaxher programi dixhital, menaxher teknik i programit
Kompanitë: Estee Lauder Inc, Johnson & Johnson dhe Adobe

6. Marketing

Numri i vendeve të punës: mbi 390,000
Për pozicione të tilla si: specialist marketingu dixhital, praktikant marketingu dhe drejtori i marketingut
Kompanitë: BBC Worldwide, VitaDocs dhe The Wall Street Journal

5. Zhvillues Biznesi

Numri i vendeve të punës: mbi 100,000
Për pozicione të tilla si: menaxher zhvillimi biznesi, zhvillues biznesi, ekzekutiv dhe koordinator për zhvillim e biznesit
Kompanitë: Broadstreet, Axiom dhe American Express Travel Business Global

4. IT

Numri i vendeve të punës: mbi 70,000
Për pozicione të tilla si: drejtor i Teknologjisë së Informacionit, administrator i Sistemeve të Informacionit dhe menaxher IT
Kompanitë: Lucas Group, National September 11 Memorial and Museum, dhe Bloomberg LP

3. Inxhinier

Numri i vendeve të punës: mbi 300,000
Për pozicione të tilla si: menaxher i Projekteve Inxhinierike dhe praktikant inxhinier i softuerëve
Kompanitë: Nestle Purina në Amerikën e Veriut, Whitepages dhe Philips

2. Operacional

Numri i vendeve të punës: mbi 700,000
Për pozicione të tilla si: drejtor i operacioneve të klientit, menaxher i operacioneve dhe operacionet e lidhura
Kompanitë: Grupi i Atlantikut, Time dhe Chanel

1. Shitje

Numri i vendeve të punës: mbi 1 milion
Për pozicione të tilla si: drejtor i shitjeve, asistent shitjeje dhe ekzekutiv shitjesh.
Kompanitë: Scholastic, Macmillan

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz