Blind (aplikacioni i njohur që ju jep mundësinë të lini përshtypjet tuaja për kompaninë në të cilën punoni në mënyrë anonime) ka publikuar te faqja Medium rezultatet e një sondazhi rreth kënaqësisë së mijëra punonjësve që punojnë tek kompanitë më të mëdha teknologjike (44 të tilla): nga Google tek Facebook, nga Apple tek Netflix, Microsoft, Spotify, Twitter etj.
Sondazhi mori në analizë dy faktorë: drejtësia në pagesën e punonjësve dhe dëshira të ndryshuar punë. Këta dy faktorë janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin – duke qenë se punonjësit më pak të kënaqur me pagën e tyre janë edhe ata që kryesisht duan të ndryshojnë punë. Rezultatet tregojnë se punonjësit më të kënaqur (në të dy rastet) punojnë te Netflix,
Paga
Variablat “kënaqësia nga kompensimi” tregon se Netflix i trajton mirë punonjësit e vet. Vetëm një përqindje e vogël punonjësish janë të pakënaqur nga paga që marrin. Në pod janë edhe Dropbox dhe Facebook. Më poshtë në renditje gjenden Google, Amazon, Apple, Microsoft. Në fund të klasifikimit është WalmartLabs.
Dëshira për të ndryshuar punë
Faktori i dytë që merr në konsideratë Blind janë punonjësit më pak të kënaqur dhe ata që dëshirojnë më shumë të ndryshojnë punë. Edhe këtë herë, Netflix është kompania me rezultatet më të mira, me rreth 70 për qind të punonjësve që s’kanë aspak ndër mend të largohen nga shoqëria për të cilën punojnë. Në pod gjejmë edhe Facebook dhe LinkedIn. Në fund të klasifikimit me më shumë punonjës që do të donin të largoheshin prej saj është Groupon.
Në përfundim
Duke analizuar të dhënat del se ndër tre shoqëritë që kanë një raport më të mirë mes kënaqësisë së punonjësve sa i përket pagës dhe pak dëshirë për t’u larguar janë Netflix, Facebook dhe Linkedin. “Top 10” vijon me Airbnb, Google, Lyft, Amazon, Google, Apple e Microsoft.
Burimi: Il Sole 24 Ore