Pushime në natyrë, të flesh në një shtëpi në formën e një bufi

04/04/2018 3:52 PM 0 komente

Rritet vazhdimisht numri i personave që zgjedhin si destinacion udhëtimi disa ditë pushimesh në natyrë. Në Francë, më saktësisht, pranë rrethinave të Bordeaux, kjo dëshirë plotësohet në mënyrë absolute, duke qëndruar në një shtëpi në formën e bufit.

E projektuar nga një grup i famshëm arkitektësh, të njohur me emrin Zebra3, kjo shtëpi prej druri është mjaft e çuditshme: nga jashtë duket thuajse një konglomerat bufash të vendosur në tokë.

Shtëpia në formën e bufit, shtëpia ideale për gjithë ata që e duan natyrën

E realizuar e gjitha në dru, kjo shtëpi magjepsëse është vendi ideal për të kaluar disa ditë pushimesh në natyrë. E quajtur “Les Guetteurs”, në nder të një specie zogjsh tipikë të zonës ku ndodhet, shtëpia është ideale për ata që duan të largohen nga stresi i jetës së përditshme.

Kjo shtëpi nuk ka lindur në mënyrë të rastësishme, përkundrazi është pjesë e një projekti që quhet Les Refuges Pèriurbains. Objektivi është ndërtimi i bungalow* dhe shtëpive të ngjashme me këtë, me një formë të çuditshme dhe gjithnjë të veçantë, pikërisht si në rastin e tre bufave të mrekullueshëm.
Vendosja e njeriut të sotëm në një habitat natyror më autentik është objektivi i shumë realiteteve aktuale që ndiejnë nevojën të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit.

Ideja e bufit u pëlqeu si të mëdhenjve edhe të vegjëlve: sipas shumë njerëzve, bufi është fatsjellës. Numri i shtëpive që bëjnë pjesë në projektin Les Refuges Pèriurbains është në rritje. Kështu, gjithnjë e më shumë turistë mund të zbulojnë një mënyrë të re për të kaluar disa ditë në natyrë. Një turizëm miqësor dhe i ngadaltë, që do t’ju tregojë dashurinë për tokën dhe kafshët që jetojnë në të: qëndrimi në një shtëpi në formën e bufit është një përvojë unike në jetë, e cila mund t’ju bëjë të përjetoni emocione të forta.

 

*Bungalow është një tip ndërtese, fillesat e së cilës janë në Bengali, në Azinë e Jugut. Kuptimi i fjalës bungalow ndryshon në vende të ndryshme. Shtëpitë tipike bungalow janë zakonisht të ulëta dhe me verandë

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz