Ju keni nevojë për pushim – dhe më në fund po merrni një javë pushim. Por kur jeni në pozitën e shefit, a do të shkojë vërtetë çdo gjë sic duhet nëse injoroni e-mail tuaja dhe refuzoni telefonatat nga zyra?
Kjo është një pyetje që shumë menaxherë dhe drejtues vlerësojnë ndërsa përgatisin valizhet e tyre. Dhe përgjigja nuk është aq e qartë sa mund të duket. Por në cdo rast ekspertët sugjerojnë:
Lini gjithcka mbrapa
Përveç në rast se laptopi dhe smartphone janë absolutisht të domosdoshme, lërini në shtëpi. Nëse ndjeni nevojën për ta kontrolluar disa herë në ditë, atëherë kjo është ndoshta një shenjë se i keni planifikuar pushimet tuaja në një kohë të keqe, ose ju ‘thjesht duhet të relaksoheni dhe të të mos shqetësoheni.’ Gjithsesi është dicka për tu vlerësuar seriozisht përpara se të arrini në destinacion.
Gjërat e vogla kanë rëndësi
Çelësi i suksesit: mos prisni deri sa të jeni larg që ti tregoni njerëzve se nuk do jeni në kontakt me ta për disa ditë. Skenari më i mirë është ‘ju keni qenë i qartë me stafin tuaj që nuk do kontaktoni me ta dhe i keni fuqizuar njerëz të veçantë me burimet dhe / ose marrjen e vendimeve të nevojshme për të adresuar problemet që mudn të shfaqen gjatë mungesës suaj.
Lëshojeni veten
Edhe në qoftë se koha e lirë është e merituar, shumë njerëz kanë probleme edhe të marrin pushimet që i takojnë.
Studimet tregojnë se kur punëtorët kthehen në zyrë pas pushimeve, ata janë shumë më të ‘karikuar’ dhe shumë më mirë të përgatitur për të trajtuar projektin tjetër të madh.