Si dhe ku shkojnë të moshuarit për pushime? Më të shpeshta, siç thonë ata, dhe mesatarisht më të gjata, referon Osservatorio Europcar. Me pak fjalë, nuk duket të vuajnë shumë – si ato të fëmijëve dhe nipërve të tyre – nga kriza. Vecnërisht admirohen qytetet e artit, të takimeve kulturore dhe shumë kërkues ndaj një shërbimi të mirë. Mjafton të mendoni se gjysma e mostrës (47%) ka bërë apo planifikon të bëjë pushime gjatë vitit 2014. Një nga faktorët e parë interesant – ndihmë për industrinë – është rregullimi sezonal:10% do të shkojnë me pushime pas verës dhe 68% duket e vendosur të marrë ditë të tjera gjatë vitit (fundjava klasike ose të gjatë, por edhe në 45% të rasteve, javë apo muaj të tërë) përvec periudhës qershor-shtator .
Me pak fjalë, edhe pse ata shpesh shkojnë në shtëpinë në det ose në mal, turistët e moshuar, me tendencën e tyre për të qëndruar gjatë vlejnë shumë.
Kjo është arsyeja pse ia vlen, dhe madje shumë, të përqëndroheni më shumë tek gjyshërit në turne. Sipas një plan të arkitektuaruar mirë për shërbimet e tyre si kujdesi shëndetësor gjatë udhëtimit dhe, sigurimi globale dhe transporte të organizuara. Por jo vetëm shëndeti mendohet mirë: 9% në fakt projektojnë pushime me shërbime shumë të personalizuara, 7% duan të bëjnë pazar luksoz dhe 4% të qëndrojnë në hotele shumë të shtrenjta. Nga ana tjetër, dy turistë të moshuar në 10 marrin pjesë në udhëtime të organizuara nga institucione, apo shoqata por kujdes, 49 përqind niset vetëm dhe prenoton përmes internetit.
Deti është një nga destinacionet më të preferuara për verën (64%). Por oazi i vërtetë i turizmit për të moshuarit është mali: Qytetet e artit frekuentohen shumë mes janarit dhe qershorit dhe në vjeshtë . Në anën tjetër, 64% e aktiviteteve të turistëve mbi moshën 60 vjec përqendrohet në vizitat kulturore në muze, kisha, vendet arkeologjike, objekte të lashta, ndërtesat e lashtësisë paraprijnë ekskursionet dhe pasionet personale si ushqimi dhe vera, spa-te dhe sporti.