Kur garoni me 150 km/h, gjëja e fundit që do të donit është të ngadalësoni. Kështu ndiheni në ato ditët e gjallëruar kur jeni totalisht të fokusuar, në bërjen e gjërave të planifikuara, në arritjet torturuese. Ju doni thjesht të vazhdoni. Shqetësoheni nëse merrni një pushim, atëherë do humbni momentin dhe do e gjeni të pamundur të rifitoni rrugën e nisur.
Por kërkimet tregojnë të kundërtën. Studimet tregojnë që ne kemi kapacitet të limituar për përqendrimin në kohë të ndryshme dhe në nuk jemi të praktikuar për të njohur simptomat e lodhjes. Ato pashmangmërisht të nxjerrin jashtë binarëve të punës sonë. Pavarësisht se sa të lidhur jemi me aktivitetin, truri jonë lodhet gjithsesi.
Konsideroni se çfarë ndodh në kursin ditor të zyrës. Orët e para të mëngjesit janë për shumicën tonë të freskëta, ndërkohë që dita ecën, pamshmangmërisht humbim fuqinë. Pikërisht në këtë pikë ne joshemi më shumë nga videot virale, media sociale, dhe informacionet për të famshmit
Ndërkohë që lodhja gjatë punës ditore nuk mund të ndalohet, por mund të zvogëlohet. Studimet tregojnë që pushimet sporadike rimbushin energjitë tona, përmirësojnë vetëkontrollin dhe vendimmarrjen. Në varësi se si i menaxhojmë, pushimet mund të rrisin vëmendjen dhe mund të na bëjnë më shumë kreativë.
Një studim në 2011 mbi pushimet sporadike del në përfundimin se ato konsiderohen si “riaktivizuese objektivash”. Kur punoni pa pushim, është e lehtë të humbisni fokusin. Në kontrast, të ndjekurit një plani pushimesh, të kuptuarit se kur ndiheni të pafuqishëm dhe të marrit disa sekonda për të menduar globalisht rreth asaj që ju po përpiqeni të arrini. Është një praktikë që inkurajon për të qëndruar të vëmendshëm ndaj objektivave tona dhe të mundësojnë një performancë më të mirë.
Sfida është, që ato 15 minuta shkëputje që duhet të marrim duhet me patjetër të shkëputemi nga çdo lloj lidhje me kompjuterin. Ajo që duhet të bëni është që të gjeni diçka tërheqëse të merreni. Ecni, tendosuni ndërkohë që dëgjoni një këngë ose dilni me një koleg për të ngrënë diçka. Gjëja kritike rreth të mbajturit larg kompjuterëve është që fokusi të relaksohet dhe mendja juaj të çlirohet.
Në fund, shikon që energjia jote është rikthyer. Ndiheni gati të fuqizuar sepse i keni lejuar trurit tuaj një pushim dhe keni kryer disa lëvizje fizike që u ka përshpejtuar plusin e zemrës suaj. Padyshim, pyetja që duhet shtruar nuk është nëse pushimet janë apo jot ë dobishme. Por, si mund të sigurohemi që ato marrin rëndësinë e vetë?