Lërjani votuesve të paqëndrueshëm francezë të shkatërrojnë reputacionin e sapokrijuar të Vladimir Putin, si i madhërishmi në Perëndim.
I preferuari aktual i Putin në garën presidenciale franceze, Francois Fillon, ka pësuar një rënie në sondazhe, pas hetimit nëse pjesëtarët e familjes së tij kanë marrë para nga shteti për punë të cilat nuk i kanë kryer. Lideri rus përgëzoi ish-kryesorin (sipas sondazheve në zgjedhjet e 2017 ku asokohe kryesonte në votime) e nëntorit, menjëherë pasi Donald Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë, midis pretendimeve se Kremlini ishte i përfshirë përmes një sulmi të fshehtë nga një ushtri hakerash.
Aprovimi i Fillon-it, pasuritë e të cilit u venitën edhe më tej të martën kur ai u akuzua për keqpërdorim të fondeve publike, ishte i paprecedentë, veçanërisht pasi një bankë e lidhur me një aleat të Putin-it kishte financuar kandidaten rivale Marine Le Pen, ekstremiste e flaktë e së djathtës, e cila i kishte quajtur sanksionet mbi Rusinë “krejtësisht budallallëk”.
Me dy raundet e para më pak se 6 javë larg, strategjia e Putin-it u duk se pati efektin e kundërt. Sondazhet tregojnë Le Pen me një avantazh të lehtë mbi Emmanuel Macron, një 39-vjeçar i pavarur, i cili mbështet penalitetet e EU mbi Rusinë për Ukrainën dhe akuzon Kremlinin për sulmin kibernetik të fushatës së tij, po ashtu tregojnë se ajo humb me një diferencë të madhe në balotazh.
“Një gamë e gjerë instrumentesh është vënë në lëvizje tashmë në Francë”, tha Oleg Morozov, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit, i cili aktualisht punon në Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Rusia mohon hakimin dhe Morozov tha se instrumentet në fjalë përfshijnë diplomatë, ashtu si edhe “agjentë të ndikimit”, – simpatizantë të brendshëm, të cilët mund të veprojnë si ndërmjetës ose të ndihmojnë Rusinë të përmirësojë imazhin e saj.
Ndaj, Negocio
Rezultatet finale të 7 majit në Francë dhe propozimi i Angela Merkel për të mbetur kancelare e Gjermanisë në shtator, janë ngjarjet politike të vitit, që priten me më shumë entuziazëm për Kremlinin, i cili ka kërkuar për një kohë të gjatë dobësimin e unitetit europian dhe negocimin individual me shtetet.
Zyrtarët rusë u kënaqën me vendimin që morën votuesit në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar për të dalë nga BE, të cilët lanë Merkelin dhe ndoshta tani Macron-in – si mbrojtësit më të njohur të bllokut. Dalja e Britanisë, e cila çoji drejt shtytjes për sanksione ndaj pushtimit të Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë në vitin 2014, mund t’ia bëjë Putin-it më të lehtë heqjen e këtyre sanksioneve.
Por një fitore e Macron, ish-ministër i Ekonomisë dhe bankier investimesh i Rothchild & Cie Banque, vështirë se do të sillte ndonjë një riafrim. Politikani i ri ka marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë sesa ndaj kandidatëve të tij kryesorë, duke i bërë thirrje EU për presion të vazhdueshëm mbi çështjen e Kremlinit dhe duke etiketuar Fillon-in si “Putinofil”, duke qenë se kundërshtoi sanksionet.
“Ai nuk është partneri më i pëlqyer për Rusinë”, tha Andrey Kortunov, kreu i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, një grup kërkimor me bazë në Moskë, i ngritur nga Kremlini. “Ai është një admirues i BE-së, ndërsa Fillon është i njohur dhe ka relata miqësore me Putin-in”.
Alarm hakimi
Rusia është akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Bashkimit Europian në të njëjtën mënyrë, thonë agjencitë e inteligjencës amerikane, siç bëri vitin e shkuar në garën presidenciale amerikane, e cila përfshinte hakime në Komitetin Kombëtar Demokratik dhe në email-et personale të kandidates kryesore të partisë, Hillary Clinton.
Mbikëqyrësit e Sigurisë Kibernetike Franceze kanë paralajmëruar se të njëjtat grupe që hynë në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) kanë kërkuar “qëllimisht” të influencojnë votuesit francezë, edhe më shumë, edhe pse ndaluan menjëherë akuzat e drejtpërdrejta mbi Rusinë.
Qeveritë europiane janë të alarmuara nga qeverisja e gjatë e Putin-it kundër krijimit të partive të cilat tanimë janë në ngritje përtej kontinentit. Mbështetja më e qartë ishte huaja e 9 milionë eurove (9.6 milionë dollarë) që Fronti Nacional i antiemigrimit të Le Pen-it mori në vitin 2014 nga një bankë e vogël në Moskë, ku ajo u bë një vizitore e shpeshtë.
Zyrtarët rusë e kanë pasur vëmendjen e tyre tek Macron që prej së paku janarit 2015, kur ai bëri një sërë premtimesh në një vizitë në Moskë, të cilat më vonë i tërhoqi, kryesisht sepse shefi i tij në atë kohë, presidenti Francois Hollande, do të çonte drejt lehtësimit të sanksioneve, sipas Pavel Shinsky, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë franko-ruse.
“Ai përmendi një sërë hapash që ia vlejnë të ndërmerren për të ndihmuar pozitën e kompanive franceze, por asgjë nuk pasoi prej tyre”, – tha Shinsky. “Për më tepër, sapo u kthye në Paris, ai u përball me sanksionet.
“Lobim Gej”
Financimi rus i Le Pen mbaroi verën e kaluar, kur rregullatorët mbyllën huadhënësit që kishin financuar Frontin Kombëtar (Front National), duke e detyruar partinë të kërkojë një burim të ri financiar. Më pas, në nëntor, kur Fillon u shfaq si pretendenti kryesor republikan, Putin nxitoi për ta “përqafuar”, duke u thënë gazetarëve në një dalje për shtyp, me skenar të përgatitur me kujdes, se ata kishin një marrëdhënie “shumë të mirë”.
Vendimi për të kaluar nga Le Pen tek Fillon ishte një lojë e llogaritur që Rusia të mund të arrijë qëllimet e saj pa rrezikuar një efekt të konsiderueshëm të padëshiruar politik dhe ekonomik, nga mbështetja e një kandidati që dëshiron braktisjen e euros nga Franca, sipas Kortunov-it të Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse.
“Në qoftë se e zakonshmja nuk është një kauzë e humbur dhe mund të punosh me të, atëherë sigurisht që një përqendrim i tillë në forcat e vogla politike është një efekt i kundërt i asaj që dëshirojmë”, tha ai.
Pasi Macron doli përpara në votimin e muajit të kaluar, shërbimi shtetëror i lajmeve ruse “Sputnik”, botoi intervistën e një kritiku të Macron, i cili e akuzoi atë se është një “agjent i SHBA” dhe përfaqësues i një “lobi homoseksual shumë të pasur”.
Një javë më vonë, kreu i Macron për lëvizjen “En Marche”! e akuzoi Rusinë se po kërkon të sabotojë kryesuesin e ri përmes një fushate të dyfishtë hakimi dhe të lajmeve të rreme. Kjo gjë e bëri Ministrinë e Jashtme në Paris të nxjerrë një paralajmërim të ashpër kundrejt Kremlinit, që të mos ndërhyjë në zgjedhje.
Rusia është “ngjitur” pas disa shpresave se forcat politike tradicionale pro-ruse do të ruajnë ndikimin e tyre në Francë, veçanërisht pasi sondazhet tregojnë se Macron nuk ka gjasa të komandojë shumicën e tij në Parlament.
“Të vendosësh çdo gjë në një bast vetëm për një kandidat është një mënyrë primitive e perceptimit të politikës”, – tha senatori Morozov. “Ekzistojnë kontakte si me Makron, ashtu edhe me kandidatë të tjerë”.
Macron, i cili vizitoi të enjten Berlinin, ku u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, u tha gazetarëve se Rusia nuk u përmend në diskutime. Ai do të mbajë një fjalim mbi politikën e mbrojtjes.
Kandidatët u takuan në një debat më 20 mars. Problemet ligjore të Fillon u përkeqësuan të enjten, kur hetuesit nisën të hetojnë lidhur me dhuratat, kostumet të qepura me porosi të cilat i mori nga një “mbështetës” fillimisht misterioz, i cili të premten u quajt nga “Le Monde”, si avokati Robert Bourgi. Një anketë e re nga Odoxa (Instituti i Studimeve të Pavarura) tha se 89% e francezëve janë dakord se Fillon “nuk është i sinqertë”.
Një grup ruso-miqësor ligjvënësish francezë ishin në Moskë javën e kaluar për bisedime, mbi mënyrat e heqjes së sanksioneve dhe rivendosjes së lidhjeve. Lideri i partisë së Fillon, Thierry Mariani, ka vizituar dy herë Krimenë në kundërshtim me paralajmërimet nga Parisi.
Yuri Rubinsky, një diplomat i vjetër rus në Paris, i cili drejton tani programin e studimeve franceze në Institutin Shtetëror të Europës në Moskë, tha se Kremlini nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa një hap pas e të presë.
“Këto zgjedhje rezultuan nga më të paparashikuarat, – tha Rubinsky. – Rusia vetëm mund të vëzhgojë nga larg”.
Nga anketa e së premtes së OpinionWay, rezultoi se Le Pen do të marrë në raundin e parë të 23 prillit 28% dhe Macron 25%. Në raundin e dytë të 7 majit, Macron do të mundë Le Pen 59% me 41%. Mbështetja e Fillon ishte me 20% në raundin e parë, që nënkupton eliminimin e tij nga gara.