Iu desh më pak se një vit presidentit rus Vladimir Putin që nga përshëndetja e Turqisë si një pikë kyce potenciale në furnizimin me gaz natyror ti drejtohet Evropës për ta shmangur atë.
Teksa kombet po konfliktohen rreth Sirisë, Gazprom PJSC me bazë në Moskë, prodhuesi më i madh i gazit në botë, tha javën e kaluar se do të shkurtojë kapacitetin e lidhjes së planifikuar me Turqinë dhe Evropën me 50 për qind. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Rusinë javën e kaluar se bashkëpunimi i energjisë gjason të hasë probleme për shkak të dhunës që ish vendit sovietik përdori në hapsirën e tij ajrore dhe prezencës së ushtrisë në rajon.
Kjo është një thirrje shumë larg nga viti i kaluar, kur Putin tha se Turqia mund të bëhet një shpërndarës i energjisë për Europën Jugore teksa lidhja e propozuar nën Detin e Zi do të ndihmojë Rusinë të reduktojë vartësinë e saj në transitin e gazit përmes Ukrainës, rrugës aktuale për më shumë se 10 për qind të gazit të Evropës.
Putin ndihet në gjendje të ndryshojë kursin në Turqi, konsumatori i dytë më i madh për gazin rus, për shkak se në shtator ai ra dakord të zgjerojë tubacionin e Nord Stream që lidh Rusinë drejtpërdrejt me Gjermaninë.
Rusia mbështetet në naft dhe gaz për rreth gjysmën e të ardhurave të saj buxhetore dhe është e aftë në përzierjen e politikave të saj të energjisë me qëllimet politike. Ajo rriti bashkëpunimin energjetik me Turqinë dhe Kinë vitin e kaluar ndërsa marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA u përkeqësuan gjatë konfliktit të Ukrainës dhe fitimet nga shitjet e gazit në Evropë ranë si pasojë e çmimeve të dobët të mallrave.
Evropa siguron rreth një të tretën e gazit të saj nga Rusia me një të tretën e atij vëllimi që rrjedh përmes tubacioneve ukrainase. Gazprom synon t’i japë fund, ose të paktën të redutkojë tranzitin e gazit përmes ish-republikës sovjetike pasi kontrata aktuale e tranzitit skadon në 2019.
Putin tha vitin e kaluar se rruga e re e Turqisë do të ndihmojë Rusinë të përmbushë këtë qëllim. Pasi bisedimet ‘u futën në ngërc’ gjatë verës, Gazprom deklaroi se Deti Baltik lidh drejtpërdrejt me Gjermaninë, njohur si Nord Stream-2 duke e konsideruar një prioritet.
Mbështetja e Putinit në Nord Stream-2 është e rrezikshme ndërsa projekti rrezikon të përballet me kundërshti nga BE-ja, ka thënë De Jong. Komisioneri i energjisë i BE Miguel Arias Canete tha javën e kaluar se lidhja rrezikon të përqëndrojë 80 për qind të importeve të gazit rus të bllokut në një rrugë, ndërsa kombet europiane lindore kanë paralajmëruar edhe për rrezikun e shmangjes së Ukrainës.