Nqs keni qenë në kërkim të një pune të re këto kohët e fundit, ndoshta ju keni dëgjuar për disa nga pyetjet më qesharake që një intervistues bën gjatë takimit për punë.
Nuk ka përgjigje specifike për to, por tregohuni të zgjuar pasi shpesh herë, këto pyetje më pak të zgjuara, arrijnë të bëjnë diferencën në një intervistë pune.
Ja disa shembuj:
1. Cila është dobësia juaj më e madhe?
Ekspertët vlerësojnë se kjo pyetje është fyese, sidomos për të rinjtë në karrierë. Pse dikush duhet të prezupozojë që në një punë të caktuar ju do të keni dobësi? Ju jeni intervistuesi i punës, jo terapisti. Një përgjigje mund të ishte:
“ dikur stresohesha për dobësitë e mia, mirëpo tani gjej forcën të fokusohen veçse në pikat e mia të forta, të cilat janë…”
2. Pse duhet të të marrim ty në punë?
Mbase secili pas një pyetjeje të tillë mendon të thotë:sepse ju nxorrët lajmërimin. Apo ka edhe përgjigje të tjera klishe si: jam potencialisht i fortë, i zgjuar , mendoj se e përballoj etj etj,
Jo, në fakt përgjigjja e duhur do të ishte:
“ Kjo është një pyetje e shkëlqyer. Unë nuk i kam takuar kandidatët e tjerë, por ju po. Ndaj jam i sigurt në atë që unë mund t’ju ofroj dhe ju do të dini të bëni diferencën me të tjerët”.
3. Ku e shikoni veten pas 5 vitesh?
Kjo nuk është pyetje e zgjuar pasi intervistuesi nuk po ju ofron një punë me kontratë 5 vjetore dhe vetë ju nuk jeni duke ofruar shërbime parashikimi. Përgjigjja e duhur do të ishte: “ Nqs jam ende gjallë, do të isha duke kryer, veç punës, edhe gjërat që jam e apasionuar si muzika, dezajni etj.”