Duke pasur parasysh se stresi në vendin e punës është një fakt jetik për shumicën prej nesh, çfarë duhet të bëjmë rreth kësaj? Cila është ‘mënyra më e mire për ta trajtuar atë? A ka një ‘Mënyrë më të mirë?’ Konsideroni pyetjet e mëposhtme ndërsa vlerësoni kursin tuaj më të mirë të veprimit teksa përpiqeni të vendosni se si të qaseni ndaj një konflikti në vendin e punës.
1. Cili është roli juaj në krijimin e konfliktit ose në avancimin e tij?
Ju mund të jeni një soditës i pafajshëm, por ka shanse të keni luajtur pjesën tuaj në krijimin e konfliktit, apo ndoshta keni ndikuar në avancimin e konfliktit duke tërhequr në mënyrë të paqëllimshme bashkë-punëtorët e tjerë në konflikt. Tregohuni i vetëdijshëm për sjelljen tuaj. Dr. Phil është i famshëm për thënien: ‘Ju mund të jeni pjesë e problemit, ose pjesë e zgjidhjes.’ Ju vendosni. Nëse e gjeni veten të përfshirë në dramën e zyrës në një bazë të rregullt, vendi i parë nga duhet të ktheni është pasqyra.
2. A nevojitet të jeni i përgatitur për të ndryshuar perspektivën tuaj?
Ndonjëherë thjesht na duhet të ndryshojmë perceptimin tonë apo perspektivën tonë për një problem në mënyrë që të ndryshojmë qasjen për zgjidhjen e tij. A është problemi vërtetë aq i madh sa keni menduar në fillim? A ka mënyra alternative për ta perceptuar këtë problem? A keni nevojë të siguroni më shumë informacion përpara se të vendosni se është një problem serioz? Ju mund të keni thjesht nevojë për më shumë informacion në mënyrë që të ndjeheni më mirë për çdo gjë që po ndodh.
3.A lidhet problemi me rolet e punës apo ka një element personal përfshirë në të?
Kjo pyetje kërkon që ju të jeni krejtësisht- dhe ndoshta edhe brutalisht-i sinqertë me veten. A po përfshini armiqësi personale në atë që duhet të jetë një situatë rreptësisht biznesi? A jeni duke përdorur dallime të personalitetit për të konfuzuar çështjet në vendin e punës? A është mosmarrëveshja juaj me bashkë-punëtor tuaj rezultat i dallimeve filozofike apo praktike rreth punës, apo për shkak se ju nuk doni t’ia dini për të në një nivel personal? Ju duhet siguroheni që konflikti është ajo që ju mendoni se është përpara se të ndërmerrni cfarëdo lloj hapi rreth tij.
4. A jeni përpjekur ta analizoni situatën nga një tjetër këndvështrim?
Kjo është e vështirë, por ndonjëherë me të vërtetë do ju ndihmonte do të përpiqeshit ti shikonit gjërat me sytë e personit me të cilin jeni në konflikt. A është e mundur që ata të kenë informacion të cilin ju kun e zotëroni? A është e mundur që jut ë keni arritur në përfundime të gabuara ose përmes një informacioni jo të plotë.
5. A jeni treguar i matur në lidhje me betejën që keni zgjedhur të luftoni?
Ekspertët këshillojnë ‘të zgjidhni betejat tuaja.’ Kur ju jeni në një rol drejtues, kjo është veçanërisht këshillë e mirë. Ju do të bënit mirë të zgjidhnit betejat tuaja me mençuri. Ndonjëherë ju duhet vetëm të merrni frymë thellë dhe të hiqni dorë. Kjo ëhstë rruga më e mirë për ju dhe biznesin tuaj.
6. A po e pengon konflikti kolegun tuaj të përqëndrohet në punë?
Nëse lloji i konfliktit I pengon kolegët tuaj të kryejnë punën, atëherë ai duhet adresuar me urgjencë. Ju duhet të përfshini lojtarë të ndryshëm në situatë dhe adresoni atë ballë përballë. Mjediset ‘toksike’ të punës burojnë nga situata që tensionohen pa ndërhyrje.
7. A ju nevojitet një mentor me të cilin të diskutoni opsionet?
Ndonjëherë ju duhet vetëm dikush me të cilin të bisedoni. Nëse ju nuk keni një këshilltar, një trajner apo një mentor të besuar, ekspertët rekomandojnë ta gjeni një të tillë. Ju duhet dikush që mund ta shikojë situatën me sy objektiv.
Gjithkush ka nevojë për dikë të cilit mund ti besojë.