Cila është fjala më e rëndësishme në rrjete? Të japësh. Tre kategori të një përbërje tipike të një rrjeti të ekzekutivit janë: Lehtë-Mesatar-Vështirë.
Lehtë- Sigurohuni t’i jepni ‘vlerë’ dhe mos ngurroni të kërkoni shpërblim.
Kur ndërtoni rrjetin tuaj, shpenzoni pak kohë për të kultivuar lidhjet e lehta. Kjo gjë nuk do t’ju kushtojë një sasi të konsiderueshme të kohës apo parave, ndoshta thjesht një telefonatë, ose një e-mail për të ndarë së bashku disa informata të rëndësishme lidhur me industrinë.
Mesatar – Siguroni diçka me vlerë reale, dhe kontaktet duhet të kthejnë favorin.
Siguroni diçka me vlerë të vërtetë për një lidhje në kategorinë e mesme dhe ata pothuajse gjithmonë do të mundohen t’ju ndihmojnë. Duke qenë se jeni pothuajse në të njëjtin nivel, ju duhet të ‘korrni’ shumicën e rezultateve me këtë segment të rrjetit tuaj. Nëse jo, drejtohuni atyre që tregojnë një nivel më të lartë interesi për t’ju ndihmuar me qëllimet tuaja.
Vështirë – Kurrë mos kërkoni diçka si shpërblim, dhe sigurohuni që të mund të ofroni diçka unike.
Kur i afroheni segmentit të vështirë të rrjetit tuaj është sfiduese, për shkak se ju duhet të jeni në gjendje të ofroni diçka që ata nuk mund ka sigurojnë me lehtësi vetë. Dhe rregulli i pashkruar është që nuk duhet të këkoni kurrë shpërblim për këtë – duhet të jenë ata që t’jua ofrojnë. Këto lidhje kërkojë një qasje shumë delikate.