QELIZAT si qyteti: trafiku në brendësi të tyre ndjek në fakt rregulla shumë të ngjashme, me rrugët kryesore dhe dytësore që kryqëzohen, së bashku me sistemet e kontrollit komplekse që menaxhojnë lëvizjen e transportit dhe shpërndarjen e substancave.
Zbulimi, Universiteti i Cyrihut, çoi në hartën e parë botërore të këtij sistemi të kontrollit të rrugëve të transportit qelizor, botuar në revistën Cell.
Qelizat transportojnë substance ushqyesve dhe mesazhe të rëndësishme për mbijetesën nëpërmjet membranave, dhe e bëjnë këtë në kohën dhe vendin e duhur. Është një procedurë komplekse rregulluar me ndihmën e gjeneve të veçanta, të cilët, nëse shqetësohen, mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve, të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet neurologjike. Njohja e rrugëve intraqelizore dhe funksionimi i ‘makinave’ që udhëtojnë nëpër këto rrugë është thelbësore, por deri më tani nuk keemi qënë në gjendje të kuptojmë shumë karakteristika qelizore pa ditur se si ishte rregulluar dhe kontrolluar gjithë ky trafik
Hulumtuesit kanë fikur në mënyrë seriale 1.200 gjene njerëzore, dhe kanë monitoruar dhe krahasuar 13 rrugë të ndryshme transporti me receptorë të dallueshëm dhe organe qelizore. Ata arritën kështu të përcaktojnë sasinë e mijëra qelizave individuale dhe të identifikojnë gjenet e nevojshme për rrugët e ndryshme të transportit. Kështu pra kanë llogaritur hierarkinë brenda rrjetit të punës dhe kanë identifikuar topologjinë e transportit qelizor
”Transporti në qelizë dhe në brendësi të qelizës procedon në një mënyrë të ngjashme me transportin e ngarkesave të një qyteti,” shpjegon Prisca Liberali, koordinator i studimit. ”Trafiku në rrugët ndërqelizore dhe kryqëzimet e tyre – shtoi ai – është i rregulluar në mënyrë rigoroze nga dritat e trafikut dhe sinjalet ‘rrugore’ që udhëheqin fluksin”. Me këtë hartë ju mund të parashikoni se si do të verifikohen ‘bllokimet’ që shkaktojnë sëmundje, dhe do mund të zhvilloni kombinime të reja të barnave që trajtojnë si objektiv trafikun e padëshiruar, sikundër janë viruset…