New Europe Property Investments (NEPI) listuar në JSE, që është zotëruesi i qendrës më të madhe tregtare të Rumanisë, është diversifikuar në qendrat tregtare serbe, teksa kërkon të ruajë rritjen dyshifrore të shpërndarjes për çdo vit.
NEPI ka përzgjedhur Europën Lindore, si një zonë tërheqëse në ndërtimin e pronave, duke pasur parasysh mungesën e konkurrencës me grupet e tjera të pronësisë dhe rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve në rajon.
Grupi ka arritur fitime të alokuara për aksion prej 15.53 cent euro për gjysmën e dytë të vitit financiar 2014.
Ky rezultat, kombinuar me fitimet e alokuara prej 14.16 cent euro për aksion në gjysmën e parë të vitit financiar, përfaqësoi përmirësimin prej 15% në të ardhurat e alokuara të përsëritura për aksion krahasuar me vitin 2013.
Kjo do të thotë se të ardhurat e alokuara të NEPI u rritën 15% çdo vit që nga 2010.
Gjatë kësaj kohe, NEPI ka blerë dhe ndërtuar komplekse në Rumani. Ajo ka shijuar të ardhura të forta nga këto asete që e kanë nxitur atë të synojë rritje të prezencës së saj në gjithë vendet e tjera në Europën Lindore.
Gjatë vitit financiar, ajo bleu Kragujevac Plaza, një qendër tregtare rajonale prej 21,870m², në Kragujevac, Serbi, 145 km nga Beogradi. Çmimi i blerjes ishte 38.6 milionë euro.
Qendra është një nga tre qendrat moderne në Serbi. Kragujevac, qyteti i katërt më i madh i vendit, ka 150,000 banorë dhe 280,000 njerëz që jetojnë rreth 45 minuta me makinë larg nga kjo qendër.
“Ekonomia e qytetit është shumë e njohur për prodhimin e saj të automobilave dhe ka qenë një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare rajonale për më shumë se dy shekuj”, – deklaroi CEO i Nepi, Martin Slabbert.
Ai tha se qiramarrësit përfshinin marka ndërkombëtare dhe kombëtare të tilla si Adidas, CA, Cineplexx, Deichmann, Idea, McDonalds, New Yorker, Orsay dhe Tom Tailor.
“Kjo është blerja e parë e grupit në Serbi që do të shërbejë si platformë për zgjerimin e mëtejshëm në vend dhe ish-Jugosllavi”, – tha zoti Slabbert.
NEPI tani zotëron nëntë qendra tregtare dhe nëntë qendra me vlerë në Rumani, dy qendra tregtare në Sllovaki dhe një qendër në Serbi.
Dy qendra janë në proces ndërtimi nga Nepi në Rumani.
Qendra arrin afro 100 milionë euro fitime në 2014
Fondi i investimeve të pasurive të patundshme Nepi njoftoi një fitim neto që u atribuohet aksionerëve prej 99.1 milionë eurosh, në 2014, me një rritje 73% në krahasim me 2013.
Aktivet neto të fondit (NAV) ishin 1.29 milionë euro, në fund të dhjetorit 2014, me një rritje prej 68% në muajin dhjetor 2013, njoftoi fondi më 11 shkurt.
Si aktivet e fondit ashtu dhe fitimi u rritën për shkak të blerjeve të reja dhe hapjeve në dy vitet e fundit, të cilat NEPI i financoi kryesisht përmes kapitalit të ri të rritur nga investitorët e saj.
NEPI (New Europe Property Investments) është regjistruar në Isle of Man dhe listuar në Bursën e Johanesburg, Bursën e Bukureshtit dhe në tregun AIM të Bursës së Londrës.
Investimet më të mëdha të fondit janë në Rumani. Gjatë viteve të fundit, NEPI është bërë pronar i qendrës më të madhe tregtare në Rumani, pas blerjeve dhe ndërtimeve të reja.