Rezultatet enjë trupi këkuesish kanë treguar se periudhat e gjata të pasivitetit fizik rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, dhe obezitetit. ‘
Ka mënyra shumë më të lehta për tu bërë më aktiv në punë, të cilat do të rrissin produktivitetin tuaj dhe normën e zemrës suaj në punë.
Fitnesi është një avantazh konkurrues
Ashley Tappan, konsulent biznesi prej 16-vitesh dhe atlet pohon se palestra (në të gjitha nivelet) krijon një avantazh për biznesis në vendin e punës.
Tappan beson se palestra nuk është thjesht e ‘mirë’ të ndiqet dhe vetëm për atletët. Fitnesi ofron një avantazh dhe mund të kthehet gjithmonë e më tepër në një kërkesë për udhëheqësit në biznes. Nga zhvillimi I qëndrueshmërisë dhe etika e fortë e punës për të marrë përsipër sfida të reja dhe për ta nxitur veten përtej kufizimeve të perceptuara. Fitnesi përkthehet direkt nga mirëqenia juaj në karrierën tuaj.
Avancim holistik i karrierës
Ju nuk nevojitet të jeni atlet për të shfrytëzuar përfitimet e palestrës së karrierës. Të mebëheni pjesë e lojës është ajo që ka vërtet rëndësi. Trajtoni trupin tuaj, pasi është i vetmi që keni, me dinjitet dhe respekt dhe praktikoni lëvizjet që ai kërkon në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm. Ekspertët bëjnë thirrje të filloni menjëherë thjesht duke u ngritur në këmbë dhe duke hecur përreth më shumë gjatë ditës tuaj të punës.
Shfrytëzoni kreativitetin tuaj
Një studim i fundit i Universitetit Stanford zbuloi se prodhimi krijues i një personi rritet me një mesatare prej 60 për qind, ndërsa ecim – pa marrë parasysh nëse ecja kryhet Brenda apo jashtë vendit të punës. Pra, jo vetëm që takimi në ecje është i dobishëm për shëndetin tuaj – por ai promovon edhe ide të reja si dhe zgjidhjen e problemeve.
Këtu janë pesë arsye të mira për të përfshirë takime në këmbë gjatë ditës suaj të punës:
- Të ecni e të flisni krah më krah penetron përmes dallimeve hierarkike të punës –duke rritur frymën pozitive në pune.
- Largimi nga zyra ofron më shumë privatsi dhe më pak ndërprerje.
- Mjediset e ndryshme frymëzojnë ide të reja dhe stimulojnë kreativitetin.
- Ecja djeg kalori dhe stimulon rrjedhjen e oksigjenit rreth trupit. Kjo rrit funksionin e trurit dhe aftësinë për të zgjidhur problemet më shpejtë.
- Lidhja me natyrën – thithjs e ajërit të freskët dhe të lehtë – përmirëson mirëqënien e përgjithshme
‘Vdekja’ nga takimet
Dhoma ‘bajat’ e konferencës me ndriçim fluoreshent ‘stanjon’ kreativitetin, energjinë, dhe rezultatet. Konsideroni largimin nga zyra për të shkuar në një vend jashtë saj në mënyrë që të aktivizoni ekipin tuaj dh eta vini atë në lëvizje. Nuk ju duhet të shpenzoni shumë. Bëhuni krijues, konsideroni shkëmbime me pronarët e lokaleve dhe investoni në krijimtarinë e punonjësit tuaj, duke siguruar një mjedis takimi që i fuqizon ata të shkëlqejnë. Nëse jeni vërtetë të zgjuar, ku ata edhe mund të ecin!