Mario Draghi dhe kolegët e tij të Bankës Qendrore Evropiane do të zhvillojnë bisedimet e para zyrtare të enjten, lidhur me faktin se kur do të përfundojë programi i blerjes së aseteve, edhe pse është më pak e qartë nëse ata do të marrin një vendim ose do të presin deri në korrik.
Kanë kaluar tre vite tashmë në programin e blerjes së obligacioneve, ndërsa aktualisht investitorët dhe ekonomistët janë duke u përgatitur për një sinjal kur do të përfundojë. Pritshmëritë janë të ndara lidhur me faktin nëse zyrtarët janë të gatshëm të caktojnë një datë të specifikuar tani, apo do të shtyhet për gjashtë javë të tjera.
Në favor të njoftimit të përfundimit në qershor është rritja e besimit të BQE-së në opinionin e inflacionit, që mund të forcohet nga parashikimet e përditësuara.
Një zgjerim i lehtësimit sasior deri në fund të vitit pritet gjerësisht nga investitorët, së bashku më pritshmëritë për rritjen e parë të normës së interesit, në mes të vitit të ardhshëm.
Nxitja e një vendimi në korrik do t’i siguronte politikëbërësit gjashtë javë më shumë të dhëna që mund t’i ndihmojë ata që të gjykojnë më mirë të ardhmen, si dhe rreziqet nga kriza e Italisë dhe një mosmarrëveshje tregtare e mundshme pas Brexit. Blerja e aseteve, aktualisht të planifikuara për të operuar deri në shtator, nuk i nxiton ata dhe nxjerrja e një vendimi në korrik do t’u japë atyre më shumë kohë dhe fleksibilitet për t’u përgatitur, për çdo skenar të mundshëm stimulimi që nuk përfshin blerjen e obligacioneve.