Qeveria emeton për herë të dytë Obligacione me maturim 7 vjeçar

01/12/2017 10:59 AM 0 komente

Bazuar në Kalendarin vjetor të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017, Ministria e Financave informon se ka emetuar për herë të dytë Obligacione me maturitet 7 vjeçar.

Emetimi i suksesshëm i obligacioneve me maturitet më të gjatë shënon zhvillim të mëtutjeshëm të tregut të letrave me vlerë, që është njëherit edhe objektiv i Ministrisë së Financave.

Ankandi për emetimin e Obligacioneve 7 vjeçare u mbajt më 29 nëntor 2017, përmes ri-hapjes së ankandit të parë të shitjes së obligacioneve 7-vjeçare.

Shuma nominale e Obligacioneve të emetuara në këtë ankand ishte 10,000,000 euro, përderisa tregu shfaqi kërkesë prej 12,600,000 euro.

Për informacione më të hollësishme rreth pjesëmarrjes së mundshme në ankandet e ardhshme për blerjen e letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz