Qeveria e Kosovës është zotuar se ligji për “Trepçën” do të miratohet brenda afatit.
Këshilltari politik për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ata janë duke punuar ende në draftimin e këtij ligji, pa konfirmuar datën se kur ai mund të nxirret për votim para deputetëve.
E këta të fundit, më kot kanë kërkuar përgjigje nga drejtuesit e qeverisë, në seancën e së enjtes, për arsyet e mosprocedimit të ligjit.
“Ky proces do të përfundojë brenda afateve të parashikuara kohore”, ka deklaruar Toçi, duke shtuar se deri në momentin kur të procedohet në Kuvend drafti, vazhdimisht ka hapësira për përmirësime.
E zyrtari për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), Veton Hajdini, ka thënë se nga e hëna e javës së ardhshme kompania që ka fituar tenderin, “HPC Ernest&Yong”, do të fillojë zyrtarisht të punojë për studimin e fizibilitetit për “Trepçën”. / Gazeta Express
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.