Qeveria fal borxhet e kontributeve të sigurimeve shoqërore për minatorët dhe invalidët. Në Këshillin e Ministrave ka kaluar projektligji, që liron nga disa borxhe të krijuara, këto kategori deri më 31 dhjetor të vitit 2016.
Falja përfshin edhe detyrimet e njohura me vendim të gjykatave, ndërsa çështjet në proces gjykimi pushohen.
Borxhi është zbuluar gjatë aksioneve kundër informalitetit, ku kishte minatorë që kishin dalë në pension në moshën 55-vjeçare, sipas ligjit, ndërkohë nga ana tjetër vazhdonin punën të paregjistruar dhe të padeklaruar nga punëdhënësi.
Borxhi i një individi ndaj skemës së sigurimeve varion nga 15 mijë deri në 150 mijë lekë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me invalidët, që megjithëse merrnin pension, figuronin të punësuar informalë. Ndërkohë detyrimet e krijuara në 2017 nuk falen.
/ Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.