Qeveria greke dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë janë në ngërc mbi raundin e fundit të masave të nevojshme për dhënien e këstit të fundit të ndihmës së vendit, referuan dy njerëz të njohur me negociatat e qeverisë. Kryeministri Antonis Samaras po i reziston presionit nga e ashtuquajtura trojka e kreditorëve për kursimet buxhetore shtesë në vitin 2015 në gati 2.5 miliard euro (3.1 miliard dollarë), thanë personat, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak se negociatat janë private. Ky ngërc rrezikon ta lërë Greqinë të pambrojtur pas përfundimit të programit në 1 janar, sipas tyre.
Përfaqësuesit e Troika janë të zemëruar për shkak se qeveria greke nuk ka arritur të prezantojë ndonjë masë konkrete për të mbyllur hendekun fiskal që kur ministrat e financave të euro-zonës e paralajmëruan në fillim të këtij muaji për mungesë progresi në përmbushjen e angazhimeve të veta, tha një person. Me qeverinë në Athinë që refuzon të pranojë se ekziston një handek financiar, ngërci nënkupton se Greqia mund të humbasë afatin e 8 dhjetorit për marrëveshjen mbi hapat që kërkohen për të zhbllokuar ndihmën dhe çka vjen pas saj, referuan personat.