Qeveria shqiptare miratoinë mbledhjen e rradhës indeksimin e pensioneve, ku rritja për 635,000 pensionistë do të jetë
1.6%.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se rritja do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se është më e lartë se e një viti më parë. ( 1.3%).
” Rritja e pensioneve do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit” ,tha ministri Klosi.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve
o 461,000 janë pensione qyteti,
o rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe
o rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.
Edhe pas aplikimit te indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.
Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi edhe disa vendime të tjera, siç ishte ai “ Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve te posaçme shteterore…”
Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet per pensionet e posacme per keto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të vecanta kanë qënë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë.
Me anen e ketij Vendimi ne shmangim këtë padrejtësit, duke barazuam trajtimin financiar, përmes akordimin të shtesës së pensioni të posacem shteteror.
Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.
Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, ështe 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit.
Edhe keto pensione indeksohen ne masen 1.6% , si gjithë pensionet e tjera.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe dy vendime të tjera që shkojnë në drejtim të përmirësimit të kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensionit. Janë bërë disa rregullime të tjera për disa kategori të tjera, që nga skema e vjetër e pensionit kishin pengesa apo problematika. Me këto vendime dhe të tjera që i kemi në shqyrtim do ti japim fund njëherë e përgjthmonë të gjithë kaosit që ishtë krijuar në skemën e kontributeve shoqërore, do tu japim fund padrejtësive, trajtimit të pabarabartë, burokracive, zvarritjeve e mundimit të qytetarëve shqiptarë për përfitimin e pensionit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.