Këshilli i Ministrave ka vendosur që për festat e fundvitit Forcat e Amratosura, FSHN-ja, forcat RENEA, por edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe individët me aftësi të kufizuar të marrin shpërblime.
Sipas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të përfitojnë nga shpërblimet kategoritë më poshtë:
Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim;
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
Për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Fier, 60 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Durrës, 30 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Tirane, 30 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Vlore, 70 punonjës dhe,
për drejtorinë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force, 70 punonjës.
Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 20 mijë Lekë të vjetra do të marrin pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Shuma totale e akorduar për këtë kategori është 2.2 miliardë lekë, theksoi ministrja Manastirliu.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.